Julio Cesar ka qarë pas triumfit

Portieri i Interit, Julio Cesar, ishte tejet emocional pas triumfit në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit, duke thënë se ai ka qarë pas golit të shënuar nga Goran Pandev.
“Ai gabim ende më frikëson. Unë kurrë nuk kam bërë një gabim të tillë në një ndeshje aq të rëndësishme. Kur kam pranuar gol, thjesht kam kërkuar të kthehem në Milano”.
“Por më pas e mblodha veten dhe besova në rezultat pozitiv. Unë lëvdoj gjithë bashkëlojtarët e mi për punën e mirë të bërë. Kur Pandev shënoi, unë kam filluar të qaj pasi jam person emocionues. Shpresoj se tani e tutje nuk do të bëj gabime”, deklaroi Cesar.