Në një intervistë për Bild, Hoeness nuk ka mohuar një rikthim sensacional të Ottmar Hitzfeld, por ka hedhur poshtë një punësim të Thorsten Fink në postin e trajnerit.
Më tej Hoeness foli edhe për situatën e Felix Magath, duke mos mohuar as një rikthim të trajnerit të Schalkes te Bayerni, pasi beson se situata e klubit nga Gelsenkirchen nuk është e kënaqshme përkundër kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.





