Guardiola është duke vuajtur nga dhimbje të mëdha në shpinë dhe pas trajtimit në spital, mjekët kanë dhënë dritën e gjelbërt që ai të jetë në pankinën Blaugrane për sfidën.
Pritet që pas ndeshjes trajneri i Barcelonës të vazhdojë trajtimin e tij për hernian në shpinë, ndërsa mendohet se nuk do ta rrezikojë ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit të martën.





