|
Ooo, sa e tmerrshme, -Ooo, sa trishtuese!… Aq –tragjike, kur: Zot e Djall, -Shqiptari Me të drejtë -mallkon! Kur e kujton… -Gjakun e derdhur, Ndër shekuj, -rrëke, Për të RIBASHKUAR Ty, -o, ATDHE! Dhe, erdhi një vit -stuhi, Dhe, erdhi -një ditë, Që ndër shekuj , E kemi pritë, Ndër brezni! UÇK-ja, Heroike, Atje, në Kosharen -Shqiptare, E hoqi Gurin e Zi -kufitar, Që, Evropa e vendosi -i katranosi, I copëtoi trojet, tona Etnike, -100 vjet, e tutje - më parë, Ndërsa, tani, -o sa hata!... Horrat e Zi pushtetarë, Të ashtuquajturit, -“kosovarë”, Që VETËVENDOSJEN, E urryen, e përgjakën… Veten me turpe e përlyen! O, sa tmerr! Gurin e Zi, -këta faqezi, –E RIKTHYEN Dhe, o sa keq!... O, a ka më Zi?!... E hoqën të shenjtin, -Të shtrenjtin, -Flamurin Kuqezi! Që me marshimin- duhi, Nga Madhështorja, -E jona ushtri, E hoqi atë Gur Zi! Pushtetarët, trutharët, Lëpirë -pisat e Evropës, Veten me turpe e përlyen! Përsëri, -o sa fatkeqësi! Gurin e Zi - -E RIKTHYEN Dhe, u bën, vërtetë, -PËRJETË, Gazi i botës- kur deklarojnë: S´e duam RIBASHKIMIN kombëtar, …E pranuan devijimin, -E shkelën betimin! Thonë, e duam integrimin, Me Evropën armike, E cila si lavire, Po hiqet –kinse mike, Me këtë Evropë, -pro-ballkanike, Që na copëtoi, -e po na ricopëton, Si 100 vj, -e tutje, më parë! -Shqiponjat kreshtave, Po vigjilojnë!... Hidhur po sokëllijnë, Tepër janë shqetësuar, Mbase, -do vijë dita… Kur do të shihen, Sa, janë revoltuar!
Suedi, 7 Mars 2011
| |
|