Ky libër mishërohet nga tregimi i ditëve të eksodit të madh shqiptar dhe fatit mesdhtar të qytetit. Në atë kohë autori i ri në moshë, ishte kryebashkiak i qytetit të Brindisit. Subjekti i librit tregon se si papritmas autori u gjend përballë një valë njerëzish plot dhimbje, të lënduar dhe të uritur që kërkonin më parë bukë se liri.
“Ndërsa i kërkoja Qeverisë kombëtare të ndërhynte me ushtri, një tjetër ushtri spontane, e përbërë nga burra, gra dhe fëmijë nga Brindisi, pa pritur pëlqimin e ndonjë autoriteti, kishte zbritur tashmë në mënyrë të pavarur në shesh për t’u ardhur në ndihmë me çdo kusht fëmijëve, grave dhe burrave të shënjuar nga vuajtja dhe uria”, shkruan Giuseppe Marphionna në parathënien e këtij libri.
Përmes veprës së tij, Giuseppe Marphionna është përpjekur ta vendos eksodin e madh të shqiptarëve në kujtimet e shënimet e tij, por mbi të gjitha edhe të risjellë raportimet e shtypit që në ato ditë emrat e gazetarisë më prestigjioze italiane i dedikuan Brindisit dhe qytetarëve të tij.Qyteti i Brindisit u nderua 1991 me çmim nga organizatat kryesore humanitare si UNICEF-i dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Ballkanweb





