“Fjalët e Mourinhos gjithmonë bëhen kryetituj…ai po e mbron Real Madridin dhe ai duhet ta bëjë këtë. Sa për kalendarin, mendoj se ndeshjet që zhvillohen në orët e vona nuk janë të mira për fëmijët, pasi që fansat e vegjël të nesërmen duhet të shkojnë në shkollë”.
“Cristiano Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm dhe njeri i madh. Ai bën gjërat që askush tjetër nuk i bën dhe natyrisht se i bën njerëzit ta xhelozojnë”, ka thënë Di Stefano.





