“Djemtë bënë gjithçka që kanë mundur të bëjnë, por ishte e vështirë të shënosh ndaj një Milani të tillë, edhe pse Milani e pati të vështirë të shënojë. Ne vuajtëm pasi pranuam golin. Ne duhet të ndezim motorët dhe të punojmë shumë në stërvitje”, theksoi Del Neri.
Bianconerët janë në pozitën e shtatë me 41 pikë pas 28 ndeshjeve, plot 20 pikë prapa liderit Milan. Juventus i shkon Cesenas të shtunën e ardhshme.





