Goal pohon se Real Madridi është futur seriozisht në garë për sulmuesin meksikan dhe për të shmangur interesimin e gjigantëve spanjollë, Sir Alex Ferguson dëshiron t’ia ofrojë ‘djalit’ të tij një kontratë të re pesëvjeçare, me çka definitivisht do të vulosej e ardhmja e tij.
“Chicharito ka hapur bisedimet me klubin dhe një kontratë pritet që të nënshkruhet në fund të sezonit. Atij i është thënë se është pjesë e planeve të së ardhmes, ai është i lumtur te United dhe dëshiron të rinovojë”, tha një burim.





