Mysafirët e hapën ndeshjen përmes Wayne Rooneyt, i cili pranoi një top nga Nani, dhe nga një distancë prej afro 23 metrash e mposhti portierin Cech (29’).
Chelsea barazoi rezultatin në pjesën e dytë përmes transferit të ri David Luiz, i cili pas krosimit të Essien dhe pas pasimit me kokë të Ivanovic, shënoi për rezultatin 1-1 (54’).
Ndërhyrjen e gabuar ndaj Yury Zhirkov, arbitri e dënoi me penallti, ndërsa Frank Lampard kaloi Chelsean në epërsi nga pika e bardhë (79’) dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur.