Cech: Chelsea nuk ka hequr dorë nga titulli

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se skuadra e tij nuk ka hequr dorë për ta mbrojtur titullin e Ligës Premier.
Blutë janë 12 pikë prapa liderit Manchester United, por kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa me fitore eventuale kundër Blackpoolit të hënën mbrëma, mund ta ngushtojnë këtë diferencë.
“Po i shohim skuadrat duke lëshuar pikë, prandaj në padyshim që do të mundohemi që ta mbrojmë titullin’.
“Ka qenë një sezon me ngritje dhe rënie dhe mendoj se tash ne po ngjitemi sërish, dhe shpresoj se do të përfundojmë shumë lartë”, ka thënë Cech.