Heroi i Los Blancos ishte Karim Benzema, i cili realizoi nga një gol në secilën pjesë.
Fillimisht ai ngriti epërsinë pas asistimit të Raul Albiol (24’), ndërsa në pjesën e dytë ishte Angel Di Maria lojtari që pasoi në drejtim të francezit, i cili dyfishoi rezultatin (56’).
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet katër pikë pas Barcelonës, që të dielën zhvillon derbin kundër Sevillas.





