Akuza të reja për ish guvernatorin e Bankës së Kosovës..

Kallëzimi është ngritur nën dyshimin se falimentimi dhe mbyllja e bankës është bërë me qëllim të vjedhjes se parave përfshirë ketu edhe 15 milionë euro të Postë-Telekomit të Kosovës.

Akuza të reja për ish guvernatorin e Bankës së Kosovës..

Akuza të reja kundër ish guvernatorit të Bankës së Kosovës të arrestuar në korrik të vitit të kaluar. Sipas të përditshmes “Koha Ditore”, përveç 5 akuzave të padisë fillestare, për të cilat u arrestua, Hashim Rexhepi dhe ish kolegët e tij do të përballen edhe me akuzën për falimentim të qëllimshëm të Bankës Kreditore të Kosovës.

Kallëzimi është ngritur nën dyshimin se falimentimi dhe mbyllja e bankës është bërë me qëllim të vjedhjes se parave përfshirë ketu edhe 15 milionë euro të Postë-Telekomit të Kosovës. Sipas padisë janë 4 personat qe akuzohen si përgjegjës për mbylljen e kësaj banke në vitin 2006, mes të cilëve edhe vetë Rexhepi. Në kallëzimin penal përmendet një plan për falimentimin e të gjitha bankave tregtare të Kosovës dhe të kompanive të sigurimeve. Padia tashme ka kaluar ne duart e Prokurorisë Speciale.

Policia e Kosovës ka ngritur edhe një tjetër kallëzim penal kundër ketyre 4 personave për falimentimin dhe likuidimin e kompanisë së sigurimeve “Kosova”. 4 te akuzuarit, të cilët kanë drejtuar Departamentin e sigurimeve në periudha të ndryshme qëndrojnë në krye të një piramide për shkatërrimin dhe shitjen me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të aseteve të kesaj kompanie.

Besa Morina Gashi