Ylli i Manchester Cityt arriti te Reali si huazim deri në fund të sezonit për të zëvendësuar të lënduar Gonzalo Higuain, por shpreson të mbetet në Santiago Bernabeu edhe sezonin e ardhshëm.
“Ka një atmosferë të shkëlqyeshme në dhomën e veshjeve. Çdokush është shumë i mirë. Përpiqem të shpaguaj këtë dashamirësi duke u stërvitur sa më shumë që mundem dhe duke dhënë gjithçka. Do të bëj gjithçka që mundem të qëndroj këtu”, ka thënë Adebayor për AS.





