“Pushimi po na ndihmon në përgatitjet tona për ndeshjen, pasi duam të jemi 100 përqind të gatshëm për derbin. Është një ndeshje tejet e rëndësishme kjo sa i përket Scudettos”.
“Para ndeshjeve të kombëtareve, ne kemi qenë më të qetë, por pasi lëshuam pikë, ne nuk kemi parë më të mirën nga Milani. Ju premtoj se do të shihni futbollin më të mirë nga ne në derbi”, ka thënë Abate.





