NICHOLAS D. KRISTOF
NEW YORK TIMES
Një vizitor i mençur nga hapësira, i cili pikoi e ra në Tokë para një mijë vjetësh, mund të ketë marrë me mend se Amerika do të jetë e kolonizuar përfundimisht jo nga evropianët primitivë, por nga qytetërimi më i avancuar arab - dhe si rezultat ne amerikanët do të ishim sot duke folur arabisht.Megjithatë, pas rreth 1200 vjetësh, Lindja e Mesme pati një ngadalësim të gjatë: ajo ngeci ekonomikisht, dhe sot ajo është e shënuar nga nivele të larta të analfabetizmit dhe autokracisë. Kështu, teksa rajoni shpërthen në protesta duke kërkuar demokraci, një pyetje themelore shtrohet: Çfarë i mori kaq shumë kohë? Dhe, një pyetje politikisht jo korrekte: A mundet që arsye e prapambetjes në Lindjen e Mesme të jetë Islami?Sociologu Max Weber dhe dijetarë të tjerë kanë argumentuar se Islami është në thelb një bazë e dobët për kapitalizmin, dhe disa kanë theksuar në mënyrë të veçantë përcaktimet islamike në lidhje me pagesën e interesit në kredi.Por nuk duket të ketë të drejtë. Ekspertë të tjerë theksojnë se Islami në disa mënyra është më pro-biznes sesa fetë e tjera të mëdha. Profeti Muhammed ishte një tregtar i suksesshëm dhe shumë më tepër në favor të të pasurve se ishte Jezusi. Dhe Lindja e Mesme ishte një qendër globale e kulturës dhe të tregtisë në, të themi, shekullin e 12-të: nëse Islami tani e mbyt biznesin, pse nuk e mbyste në atë kohë?
Sa për armiqësinë ndaj interesit për kreditë, mësimet të ngjashme janë gjetur në tekste hebraike dhe krishtere, dhe çka ndalon Kur'ani nuk është interes si i tillë, por "riba", një formë ekstreme e kamatës që mund të çojë në nënshtrim klientin nga pamundësia e tij për të paguar borxhet. Deri në fund të shekullit të 18-të, myslimanët ishin më shumë huadhënës parash Lindjen e Mesme se të krishterët apo hebrenjtë. Dhe sot për pagesën e interesit është rutinë edhe në shumicën e vendeve muslimane konservatore.
Shumë arabë kanë një teori alternative për arsyes e prapambetjes së rajonit: kolonializmi perëndimor. Por ky duket shpjegim barabar i çuditshëm dhe rrjedhimisht i gabuar. "Pavarësisht nga të gjitha pakënaqësitë ndaj saj, periudha koloniale në Lindjen e Mesme solli transformim rrënjësor, jo stanjacioni, solli më shumë shkrim e këndim, jo përhapje të injorancës; dhe solli një ritme të papara pasurimi, jo varfërim," shkruan Timur Kuran, një historian ekonomik i Universitetit Duke, në një libër të ri hulumtues, "Mospajtimi i gjatë: Si e frenon ligji islamik Lindjen e Mesme".
Libri i Profesor Kuran ofron shpjegimin më të mirë të derisotëm ppse ka mbetur prapa Lindja e Mesme. Pasi sjell të dhëna të biznesit të lashtë, Profesor Kuran argumenton bindshëm se ai që e mban Lindjen e Mesme mbrapa nuk është Islami apo kolonializmi si i tillë, por më tepër praktikat e ndryshme dytësore ligjore islamike të cilat sot nuk janë të rëndësishme më.
Ky është një argumentim i sofistikuar sa që një kolumne nuk mund të gjykojë dot për të, por për shembull, një pengesë ishte ligj i trashëgimisë. Sistemet perëndimore më së shumti ua linin të gjitha pronat vetëm djalit të madh, duke ruajtur pasuri të mëdha. Në të kundërt, ligji islamik është përcaktuar për një ndarje shumë të drejtë të pasurive (duke përfshirë në një pjesë të tyre edhe vajzat), çka do të thotë se pronat e mëdha fragmentohen. Një rezultat ishte se akumulimi i kapitalit privat dobësohej dhe nuk mund të mbështeste investime të mëdha në kuadër të një Revolucioni Industrial.
Profesori Kuran gjithashtu fokusohet në partneritin islam, i cili prirej të jetë mjet për bizneset. Partneriteti islam shpërbëhej sa herë që ndonjë anëtar vdiste, dhe kështu që ata qenë të prirur për të përfshirë vetëm disa partnerë - duke e bërë të vështirë për të konkurruar me korporatat evropiane industriale dhe financiare të mbështetura nga qindra aksionerë.
Shfaqja e bankave në Evropë çoi në terma afatgjatë rënie të normave të interesit britanik me dy të tretat në prag të revolucionit industrial. Nuk ka ndodhur rënie e tillë në botën arabe deri në periudhën koloniale.
Këto pengesa tradicionale nuk janë më një problem në shekullin e 21-të. Vendet myslimane tani kanë bankat, korporatat, tregjet e aksioneve dhe obligacioneve, dhe ligji i trashëgimisë tani nuk është një pengesë për akumulimin e kapitalit. Pra, nëse diagnoza e Profesor Kuran është e saktë, kjo duhet të ishte shenjë e mirë për rajonin - dhe bumi i Turqisë në vitet e fundit nxjerr në pah potencialin për një rilindje.
Prapë, një sfidë është psikologjike. Shumë arabë fajësojnë të huajt për prapambetjen e tyre, dhe kundërvihen duke refuzuar modernitetin si dhe botën e jashtme. Është një fatkeqësi që një zonë e cila ka prodhuar edhe një shkencë dhe kulturë të hatashme (duke na dhënë ne fjalë të tilla si algjebër) tani është në një nivel të ulët arsimor, veçanërisht për vajzat.
Kriza në botën arabe ofron një shans për një fillim të ri. Unë shpresoj se ne do të kemi disa biseda të vështira, të ndershme në të gjitha anët për atë që shkoi keq - si një pikë fillimi për një trajektore të re dhe më shpresëdhënëse.
Vëllazëria Myslimane ka përdorur shpesh slloganin "Islami është zgjidhja". Dhe në Perëndim, ndjenja të pa njohura në kërkim të gjithë peisazhit të zymtë të Lindjes së Mesme ka qenë shpesh: ". Islami është problemi". Hulumtimi i Profesor Kuran sugjeron se, së paku në kohë të afërt, pikëpamja më e saktë është: Islami nuk është problem dhe nuk është zgjidhje, kjo është thjesht një fe - do të thotë se faza e ngecjes është kapërcyer, nuk ka justifikime, dhe është koha për të ecur përpara përsëri.





