“Siç kemi parë së fundmi, ekipi i Barcelonës mbetet i pa rezistueshëm dhe i pa shkatërrueshëm, përderisa Real Madridi ka qenë më i hapur”.
“Barcelona është ekip që nuk falë. Të gjitha ekipet e mëdha kanë rëniet dhe ngritjet dhe kjo që po ndodh te Real Madridi është për shkak të mos baraspeshës së gjithë ekipit. Ne të gjithë kemi menduar se do të jetë shumë mirë për shkak të fuqisë së treguar në fillim, derisa u mposhtën nga Barcelona”.
“Ne jemi të bindur në aftësitë e Mourinhos, që ai të implementojë diçka më të fuqishme për të shmangur fatin e keq”, ka thënë Zamorano.





