Wilshere, i cili shkëlqeu në mungesë të Cesc Fabregas, derdhi lot pas disfatës së mbrëmshme nga Birminghami në Wembley, por sot është zgjuar në humor të mirë.
“Mirëmëngjesi të gjithë. Ende duket sikur një ëndërr e keqe, por ne duhet të vazhdojmë. Kjo do të na bëjë neve më të etur ta fitojmë Ligën Premier dhe ta sjellim atë në Emirates”, ka shkruar mesfushori në faqen e tij në Twitter.