“Unë do të doja ta shihja Stojkovicin si zëvendësues timin. Ka njëqind arsye për këtë. Filozofia e futbollit të tij është pothuajse identike me atë timen. Ideta tona janë të njëjta dhe të dy e duam futbollin e përkryer. Unë e kam ditur se ekipet e tij luajnë futboll sulmues me shumë pasime. Ai e ka bërë këtë dhe po tregon se është trajner i madh”.
“Unë i kam thënë se nëse mund t’ua transmetojë imagjinatën e tij futbollistëve, atëherë do të kishte sukses. Stojkovic vjen në Londër së paku një herë në vit. Ne takohemi, flasim dhe tentojmë të mësojmë nga njëri tjetri. Është arritje e madhe për të që e fitoi kampionatin në Japoni (me Nagoya Grampus). Unë nuk e kam arritur këtë edhe pse e kam pasur atë në ekipin tim, që ishte lojtari më i mirë atëkohë”, deklaroi Wenger për Vecernje Novosti.





