Stuhitë dhe përmbytjet, faj i njerëzve

Më shumë shira në botë

Sipas revistës “Nature”, këto fenomene janë të lidhura ngushtë me efektin serrë

Në ato vende ku shirat mungojnë, mund të themi se ngrohja globale po tregon se është shumë efikase. Nga nxehtësia e tepërt e akumuluar në atmosferë krijohen retë e zeza që përmbytën Australinë në janar, transformuan Pakistanin në një pus gjigant në verën e kaluar, nxorën Danubin nga shtrati në vitin 2010 dhe vranë me qindra njerëz në Brazil.

Që fenomenet meteorologjike ekstreme janë në rritje ishte vërejtur prej kohësh. Kopertina e revistës “Nature”, që hapej me titullin “Faktoi njerëzor”, konfirmon që ngrohja globale qëndron në themel të shirave të rrëmbyeshëm, që janë rritur me 3.5 herë që nga viti 1990 deri më sot. E nëse një gradë më shumë në temperaturën mesatare të vitit apo pak centimetra rritje të nivelit të deteve mund të jenë të papërfillshme, rënia e shirave të rrëmbyeshëm është një fenomen që na prek më nga afër. “Munich Re” ka llogaritur se të mirat materiale të shkatërruara nga koha keqe nga 1980-a deri më sot vlejnë rreth 1600 miliardë dollarë: më shumë se 11 për qind në vit. “Mund të themi me siguri absolute se intensiteti i madh i reshjeve në gjysmën e shekullit të fundit nuk ishte fryt i rastësisë”, tregon Gabriele Hegrel, klimatologia e Universitetit të Edimburgut, e cila ka zhvilluar kërkimin. Bashkë me kolegët ka krahasuar hartën e shirave të 50 viteve të fundit me atë të shirave që mund të binin, nëse atmosfera nuk do të ishte e ndotur nga gazi serrë, i prodhuar nga aktiviteti njerëzor. Të dhënat për një periudhë kaq të gjatë janë rezultatet e disponueshme vetëm për Hemisferën e Veriut, ndërsa harta e dytë, ajo teorike, është hartuar falë statistikave dhe modeleve klimaterike. Rreth 6 mijë stacione meteorologjike kanë regjistruar mes viteve 1951 dhe 2001 shirat më të dhunshëm të çdo viti: ata kanë llogaritur vlerat maksimale të shirave të rënë si në një hark kohor prej 24 orësh, edhe në një hark prej 5 ditësh. Duke i bërë bashkë të dhënat historike, u pa se në 65 për qind të çështjeve të detajuara me hollësi, në pothuajse dy të tretën e Hemisferës së Veriut, vlera maksimale e shirave të përditshëm ka ardhur duke u rritur, duke nisur që prej vitit 1951. “Valët” e mëdha të kohës së keqe të monitoruara në harkun pesëditor ishin rritur me 61 për qind. “Studimi ynë është konfirmimi i parë se rritja e intensitetit të reshjeve lidhet ngushtë me ngrohjen atmosferike. Por mund të ndodhë që të kemi nënvlerësuar mënyrën e progresit dhe se në të ardhmen duhet të presim shira edhe më të rrëmbyeshëm”, shkruajnë kërkuesit. Nga e përgjithshmja tek e veçanta, “Nature” ka publikuar edhe një studim për përmbytjet shkatërruese në Angli dhe Uells, në vitin 2000. Në një nga fenomenet më të errëta të regjistruara që prej vitit 1766 në vend, kompanive të sigurimit iu desh të rimbursonin 1.5 miliardë euro dëme. Edhe një herë kërkuesit kanë krahasuar të dhënat reale me ato të arritura nga llogaritjet që fshijnë efektin e gazrave serë. “Përmbytjet e vitit 2000 mund të kishin pasur një mundësi rreth 2-0 për qind më pak për të ndodhur nëse nuk do të ishte ngrohja globale”, shkruajnë ata. Jo rastësisht, sezonet me shumë shira u vërtetuan në Britani dhe në vitet 1998, 2003 dhe 2007. Në Itali monitorimi i ngjarjeve meteorologjike ekstreme i është besuar IBIMET (Institutit të Biometeorologjisë). “Po shohim fenomene intensive që nga fillimi i viteve ‘90. Më parë i konsideronim si të fortë shirat me rreth 4—60 milimetra në ditë. Sot mund të shkojmë deri në 250 milimetra. Po ashtu në shumë qytete janë regjistruare 230 apo 200 milimetra shi”.

 

Harta e ngjarjeve ekstreme në dhjetëvjeçarin e fundit

2001 - I ftohtë rekord në Mongoli dhe Siberi: -60 gradë 
2001 - Përmbytje në Mozambik, Zimbabve, Mali dhe Zambia 
2002 - Tajfun në Kore: më i “dhunshmi” që prej vitit 1959 
2003 - Valë e nxehti në Europë: temperatura përtej 40 gradë Celsius në shumë qytete 
2004 - Ciklon rekord në Madagaskar, me erëra që kapnin shpejtësinë 260 km/h
2004 - Uragani “Ivan” shkaktoi përmbytje në Karaibe 
2004 - Për herë të parë një uragan “zhvillohet” në Atlantikun e Jugut, duke u përplasur në Brazil 
2005 - Rekord i nxehti në Kanada
2005 - Thatësirë e paparë në 60 vitet e fundit në Brazil
2005 - 20 milionë indianë të goditur nga monsunet dhe përmbytjet rekord
2005 - Sezon i paprecedentë për uraganet. “Karina” ishte më vdekjeprurësi që prej 1928-s
2006 - Më shumë se 1 mijë të vdekur në Filipine nga tajfuni “Durian” 
2006 - Thatësirë ekstreme në Brigjet e Afrikës
2007 - Thatësirë dhe zjarre të paprecedentë në SHBA
2007 - Përmbytjet më të këqija në Britaninë e Madhe në 60 vitet e fundit

Posted via email from Shkupi Press extra