Sipas ministres Vlora Çitaku, udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave pritet këtë vit për Kosovën

 

Ministrja e Integrimeve Evropiane,

Vlora Çitaku, u shpreh dje

se Kosova këtë vit pritet ta marrë

udhërrëfyesin për liberalizim

të vizave. Në një intervistë për

Radio Kosovën ajo shprehet se

përmbushja e kritereve të përcaktuara

në Raportin e Progresit të

vitit të kaluar mbeten sfidat kryesore

me të cilat do të ballafaqohet

kjo ministri këtë vit. Çitaku

thotë se procesi i integrimit të

Kosovës në radhët e Bashkimit

Evropian është sfidë edhe për

Brukselin, për shkak të rrethanave

politike. Ajo shprehet optimiste

se pas përmbushjes së kritereve

nga ana e institucioneve

të Kosovës, BE-ja do të ndryshojë

qëndrimin e saj karshi Kosovës.

Duke folur rreth marrjes së

Udhërrëfyesit për liberalizimin e

vizave, ministrja Çitaku,

ndonëse nuk saktëson ndonjë

afat konkret, thotë se kjo të

ndodhë shumë shpejt. „Unë jam

e bindur që Kosova do ta marr

shumë shpejt udhërrëfyesin dhe

kjo siguri nuk më vjen vetëm nga

fakti që tashmë ne kemi plotësuar

kriteret, por edhe nga vetë

deklarimet e nga zyrtarë në Bruksel,

të cilët kanë artikuluar qartë

në favor të dhënies së udhërrëfyesit

për Kosovën“, thotë Çitaku.

Zhvillimet e fundit në vendet

fqinje padyshim që prodhojnë

efekte negative edhe për Kosovën,

thotë ministrja Çitaku. Prandaj,

ajo mendon se politikat ndër rajonale

duhet të jenë më të dakorduara

njëra me tjetrën. „Shumë

prej sfidave të procesit të integrimit

janë të karakterit rajonal.

Korrupsioni, krimi i organizuar

janë shumë të lehtë të tejkalueshme

në rast se fuqizohet

bashkëpunimi rajonal dhe padyshim

që çfarëdo lloj trazire në

vendet përreth prodhon efekte

për tërë rajonin“, shtoi Çitaku.

Ndërsa, duke folur për sfidat

tjera të kësaj ministrie, Çitaku

përmend edhe zhbllokimin e

çështjes së CEFTA-s si dhe përmbushjen

e kritereve tjera të përmendura

në raportin e progresit

të vitit të kaluar, në mënyrë që

raporti i këtij viti të jetë më pozitiv,

thotë ajo.

Posted via email from Shkupi Press extra