Si hyne Osmanet ne Shqiperi.

Ne librin e Aleksander Meksit "Arkitektura e xhamiave ne Shqiperi" fq 12 theksohet se Osmanet kane hyre ne trojet shqiptare rreth viti 1380 kur Dhespoti i Janines Thoma Preliubovici u kerkoi ndihme Turqve per tiu kundervene shqiptareve qe ishin ne lufte me te (1).Ardhja tjeter e turqve deshmohet te jete ajo e vitit 1382-1383 kur trupat turke nen komanden e Timur Tashit pas marrjes se Manastirit u futen ne zonen e Korces si dhe ne Shqiperine e Jugut kurse ne vitin 1382 arriten te shtinin ne dore Drinopojen(2).Me vone ne vitin 1385 nje ekspedite tjeter e ftuar nga Karl Topia po nen urdherat e Timur Tashit futet ne fushen e Savres(Lushnje) ku ndeshet me nje koalicion feudalesh shqiptare me ne krye Balshen e II i cili virtet ne beteje(3)





Referenca



1)Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV Tirane 1975 pergatitur per botim nga K.Bozhori dhe F.Lico f 246 (Kronika e Janines)

2)Per zonen e Korces: Lufta Shqiptaro Turke ne burimet Osman, pergatitur per botim nga S.Pulaha Tirane 1978 f 128 (Idris Bitlisi) Per dirnopojen "Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV 247.

3)Po aty