Dortmundi dhe Schalke barazuan pa gola në derbin më të madh lokal të Gjermanisë, atë të Nordrhein-Westfalen të quajtur ndryshe Rivierderbi. Dortmundi pati më shumë raste, por ishte Manuel Neuer ai që shfaqi paraqitje perandorake.
“Manuel Neuer ia siguroi vet një barazim Schalkes. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë. Kemi pasur shumë posedim dhe kemi luajtur mirë. Por aty ishte Nuer që ndali gjithçka”, ka thënë Sahin pas takimit.





