“Gjithmonë kam thënë se Liverpooli do të reagojë për të sjellë Kenny Dalglish sërish në detyrë dhe ai është njeriu i duhur për detyrën e duhur në kohën e duhur. Nëse ai ia del mirë, dhe ai do t’ia dalë, atëherë nuk ka mundësi që Dalglish të mos nënshkruajë marrëveshje të përhershme”.
“Askush nuk mund ta eliminojë Liverpoolin nga gara për top katërshin. Çdokush ka favoritët e vet – aty janë Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City – pastaj ekipi im i Tottenahmit. Jashtë këtij grupit, Liverpooli është më i miri”.
“Edhe nëse nuk arrijnë në top katërsh, atëherë Liverpooli me lehtësi mund të luftojë për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm”, ka thënë Redknapp.





