Lëvizjet e mira të Alonso dhe Kaka, i përmbylli me një gjuajtje fantastike Cristiano Ronaldo, për të dyfishuar epërsinë (21’).
Në pjesën e dytë, Alvaro Arbeloa ishte pa fat kur goditjen e Tamudos e ndali portieri Casillas, por topi goditi mbrojtësin spanjoll dhe përfundoi në rrjet (72’).
Pas disa rasteve që patën vendasit, i erdhi radha të shënonte edhe transferit të ri, Emmanuel Adebayor, (89’) i cili u asistua nga Angel Di Maria.
Pas kësaj fitoreje, Mbretërit kanë 54 pikë, shtatë më pak se lideri Barcelona.





