Ishte thënë se Los Blancos dëshirojnë të transferojnë Cesc Fabregasin duke lansuar një ofertë marramendëse për Arsenalin, në të cilën do të përfshihej edhe Karim Benzema. Megjithatë, këto pohime i hedh poshtë një zyrtar, i cili i cituar nga L’Equipe tha se kurrë Reali nuk u interesua për Fabregas.
“Në asnjë moment ne nuk bëmë ofertë për Arsenalin. Unë mund të konfirmoj se Fabregas nuk do të vijë te Reali dhe Benzema nuk do të largohet”, theksoi burimi.





