Sipas Ranierit, Roma ka qenë në garë për Scudetton, por humbja e mbrëmshme nga Interi i zbret Gallorossët në pozitën e shtatë me 10 pikë prapa liderit, Milanit, megjithëse me një ndeshje më pak.
“Ne jemi të detyruar të ndjekim tash dhe nuk do jetë lehtë. Sidoqoftë, ne gjithmonë duhet të japim maksimumin deri në fishkëllimën e fundit”, ka thënë Ranieri.