Pasojat e strategjisë palestineze

Nga Shlomo Ben-Ami


 

Vala aktuale e njohjeve ndërkombëtare të shtetësisë palestineze në të vërtetë paraqet një goditje të madhe për marrëdhëniet e Izraelit me botën

Duhet të jetë bërë e qartë për të gjithë tanimë se bisedimet ndërmjet presidentit palestinez, Mahmoud Abbas dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk mund të prodhojnë një marrëveshje paqësore.
Për më tepër, do të ishte gjë e gabuar po ashtu që të vazhdohet edhe më tutje me këtë dobësi të liderëve aktualë, pasi një gjë e tillë parashikon se me liderë të ndryshëm në pushtet, një marrëveshje izraelito-palestineze do të mund të arrihej përmes negociatave bilaterale. Mjerisht, siç kanë treguar edhe dokumentet zyrtare palestineze që rrodhën në “WikiLeaks”, nuk është kështu. Kjo që vetëm sa vërteton ritmet e papajtueshmërisë historike në Lindjen e Mesme. Në të kaluarën ofertat e Izraelit ishin hedhur poshtë nga palestinezët; tash del se Izraeli ka refuzuar qëndrimet veçanërisht fleksibile të palestinezëve. Personalitetet natyrisht janë shumë të rëndësishme në histori, mirëpo procesi paqësor izraelito-palestinez për dekada me radhë ka qenë peng i forcave të papërcaktuara të historisë.
Në të vërtetë, dështimi për të arritur një marrëveshje në të kaluarën nuk ishte rezultat i mosbesimit, apo i aftësive joadekuate të negocimit. Në të kundërtën, dështimi rezultoi nga jokapaciteti i trashëguar i të dyja palëve për t’u rikonsoliduar karshi kërkesave fondamentale të njëra-tjetrës me qëllim të arritjes së marrëveshjes.
Të lënë në mjetet tona, ne jemi dëshmuar tragjikisht të paaftë për të thyer kodin gjenetik të përçarjes sonë.
Abbasi prandaj e ka më se të drejtë të synojë një paradigmë të re paqësore, mirëpo plani i tij me shpalljen unilaterale të pavarësisë së Palestinës mund të jetë zgjedhje e gabuar. Ai pret që deklarimi unilateral tashmë i njohur ndërkombëtarisht i shtetit të Palestinës, sipas kufijve të saj të vitit 1967, do t’i ushtrojë një presion të papërballueshëm Izraelit të përndjekur nga një spektër mbarëbotëror i delegjitimimit.
Efektet shkatërrimtare të strategjisë së re palestineze në pozicionin ndërkombëtar të Izraelit nuk mund të mohohen. Vala aktuale e njohjeve ndërkombëtare të shtetësisë palestineze në të vërtetë paraqet një goditje madhe për marrëdhëniet e Izraelit me botën. Veçanërisht i dhembshëm është fakti se shtetet kryesore të Amerikës Latine, ku Izraeli dikur gëzonte një status pothuajse mitologjik, i është bashkuar valles.
Abbas supozon se që nga momenti kur shteti i tij njihet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Izraeli do të shndërrohet në një okupator ilegal të një shteti sovran (dhe një anëtar i plotë i OKB-së). Në këtë pikë Izraeli po ashtu do të bëhet subjekt i sanksioneve ndërkombëtare, të cilat do t’ia shkatërrojnë ekonominë dhe t’ia lëndojnë edhe më tepër imazhin, duke e lënë shtetin në pozicionin e një të përjashtuari ndërkombëtarisht.
Mirëpo, pavarësisht dënimit që strategjia palestineze po i shkakton pozicionit gjithnjë e më të thyeshëm ndërkombëtar të Izraelit, Abbas rrezikon të hasë në atë që mund të shndërrohet në trajnim vetëmposhtës diplomatik.
Duke e ndier tashmë flakën e debaklit të madh diplomatik, Izraeli shumë shpejt mund t’i paraprijë ofensivës diplomatike palestineze me një “plan të vetin paqësor”.
Edhe pse pashmangshëm joadekuate – një ide e krijimit të një loje me njohjen e shtetit të Palestinës me kufijtë kalimtarë që mund të përfshijnë rreth 50 për qind të territorit të Bregut Perëndimor – plani megjithatë do të pushtojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe mbase edhe të nxjerrë nga binarët strategjinë e re palestineze.
Aq më tepër, edhe nëse Abbasi dështon të sigurojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, Netanyahu mund ndihet i lirë që të anulojë marrëveshjet ekzistuese dhe të ndërmarrë edhe vetë hapa unilateralë.
Mbështetja e SHBA-së dhe ajo e Evropës jo domosdo prodhojnë aso rezultatesh çfarë Abbasi i dëshiron. Në rast se mbështetet për muri, Izraeli mund të tentojë që të shpëtojë veten nga një pozicion i pambrojtur ndërkombëtar, duke u shkëputur unilateralisht nga Bregu Perëndimor, nga ajo pjesë ku e ka “mburojën e saj të sigurisë”.
Një shtet armiqësor palestinez atëherë automatikisht do të dilte në anën tjetër të asaj që në fakt është një mur i madh – një shtet që jo domosdo do të udhëhiqej nga Autoriteti Palestinez. Një mospërfshirje e dhunshme izraelite dhe si pasojë edhe fundi i bashkëpunimit izraelito-palestinez për çështjet e sigurisë, mund të sjellë aq shumë jostabilitet sa që “Hamasi” shfaqet si një pretendues serioz i pushtetit në Bregun Perëndimor.
Kjo gjë në këmbim mund ta fusë Jordaninë në skenën e Bregut Perëndimor, mu ashtu siç Egjipti po futet kundër vullnetit të vet në atë të Gazës.
Një tjetër rrezik që shfaqet nga veprimi unilateral palestinez për shtetësinë është ai i reduktimit të konfliktit me Izraelin në një përçarje banale kufitare ndërmjet shteteve sovrane.
Çdo qeveri që njeh shtetin e Palestinës pashmangshmërisht do ta konsideronte këtë akt si përfundim të procesit paqësor, dhe as Evropa e as SHBA-ja nuk do të përfshinin në pako nevojën e të drejtës palestineze për kthim në rajonet e humbura nga Izraeli më 1948.
Prandaj me shpalljen unilaterale të shtetit palestinez me kufijtë e 1967-s, Abbasi do të vinte në sprovë vizionin e Izraelit për “dy shtete për dy popuj”.
Ç’është e vërteta, disa nga pala izraelite insistojnë që në vend të konfrontimit të shpalljes së pavarësisë së Palestinës, Izraeli duhet të rrëmbejë shansin për ta shndërruar konfliktin në një përçarje të menaxhuar territoresh ndërmjet dy shteteve.
Izraeli pastaj do të mund të negocionte me SHBA-në hartimin e rezolutës së OKB-së në atë mënyrë që do të përfundonte ëndrrën e krijimit të një shteti palestinez përbrenda kufijve të 67-s, me shkëmbimet territoriale të dakorduara në mënyrë reciproke. Një zgjidhje e tillë do të neutralizonte çështjet thumbuese, siç është ajo e të drejtës së kthimit, që ka shkatërruar çdo tentativë për arritjen e marrëveshjes.
Në cilëndo mënyrë, ne e shohim fundin e procesit të paqes ashtu siç kemi ditur se do të jetë. Kjo nyje gordiane nuk mund të zgjidhet; ajo duhet prerë me ndërmjetësimin e fuqishëm të një pale të tretë.
Mirëpo një plan paqësor i OKB-së që synon mbushjen e boshllëqeve ndërmjet dy palëve mbetet i mundshëm vetëm në rast se ndërtohet mbi bazat e një aleance solide ndërkombëtare të angazhuar për paqen izraelito-palestineze.
Madje edhe atëherë një plan i tillë do të kërkonte një inxhinieri veçanërisht të vështirë dhe kompleks diplomatik.
Megjithatë, pa marrë parasysh sesa të dashuruar në “komunitetin ndërkombëtar” ata mund të jenë, palestinezët mund të mos jenë të lumtur me planin që del nga aleanca ndërkombëtare e prirë nga SHBA-ja.
Një plan që do të kënaqte pothuajse plotësisht brengat izraelite të sigurisë dhe do të çonte në vërtetimin e çifutërisë së tij – në një mënyrë që do të mund të neutralizonte plotësisht tiparet dominuese palestineze për kthimin – do të ishte veçanërisht i pakëndshëm për ata.

Autori është ish-ministër i Punëve të Jashtme i Izraelit, aktualisht zëvendëskryetar i Qendrës Ndërkombëtare të Paqes në Toledo, është autor i librit “Vragat e luftës, plagët e paqes: Tragjedia arabo-izraelite”. Komenti është botuar së pari në rrjetin e gazetarisë “Project Syndicate”

Posted via email from Shkupi Press extra