Foreign Affairs Nga Clement M. Henry&Robert Springborg (Foreign Affairs) Pse ushtria egjiptiane nuk do të jetë e aftë të qeverisë?
Revoltat popullore që përfshinë Egjiptin dhe Tunizinë këtë dimër ishin mjaft të ngjashme, por rezultatet e tyre të menjëhershme ishin mjaft të ndryshme.
Në Tunizi, politikanët civilë dhe teknokratët shumë shpejt morën drejtimin e vendit kur revolucioni po zgjohej. Në Egjipt, Këshilli Suprem ushtarak është propozuar të qeverisë kombin për 6 muaj dhe nëse qendron në pushtet apo kthehet aty ku ishte, ka për t’u përpjekur të garantojë, që qytetarët të mos i nënshtrohen rolit të tij në politikë.
Historia e të dyja ushtrive të dy vendeve dhe kjo divergjencë nuk është për t’u habitur. Nën pushtetin e Presidentit Zine el-Abidine Ben Ali, Tunizia ishte një shtet policor. Presidenti u mbështet te forcat e sigurisë dhe të inteligjencës në Ministrinë e Brendshme për të ruajtur pushtetin.
Mosbesues ndaj ushtrive të mëdha, ai, me qëllim, garantoi dobësimin e ushtrisë. Me 50,000 forca me uniformë, në proporcion me popullsinë, ushtria është një nga më të voglat e botës arabe.
Ndërkaq, në këto pak dekada të kaluara, Ben Ali ishte në tutelën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku transferoi edhe armë. Kjo ishte një gardh kundër Francës, që ruante ende ndikimin mbi policinë, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Tunizisë.
Ata trajnuan edhe forcat e sigurisë dhe ato inteligjente, madje ndihmuan qeverinë të shtypte edhe revoltën e vitit 1955.
Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ushtrinë, do ta parandalonte Francën nga të qenit një monopol ndikimi mbi mjetet e forcës në vend.
Në të njëjtën kohë, kjo donte të thoshte se ushtria, e cila tashmë kishte paksa besnikëri lidhur me Ben Aliun dhe jo interesa ekonomike në ruajtjen e regjimit, u bë forca më e përgatitur dhe më profesionale në vend.
Nuk është aspak për t’u habitur, që Ben Ali urdhëroi shefin e stafit të ushtrisë Rachid Ammar për të shtënë me armë mbi protestuesit.
Në të njëjtën mënyrë, urdhri i Ben Aliut për ta pushuar nga puna Ammarin, u shpërfill. Ushtria, në vend që të kthente armët ndaj forcave të sigurisë dhe të inteligjencës, si dhe grupi i huliganëve që luajalistët e Ben Aliut, kishin sjellë nëpër rrugë për të mbjellë panik.
Ministri i jashtëm francez, padyshim, sugjeroi që Franca të përforconte forcat e policisë për të ndihmuar Ben Aliun të shtypte turmën.
Forcat e policisë, megjithatë, nuk u përforcuan dhe Ben Aliu, pa mbrojtje, nuk kishte më asnjë zgjedhje, veç largimit nga vendi.
Shumë shpejt, Ammari lejoi krijimin e një qeverie të re civile.
Edhe pse njihej numri dhe forca e saj, ushtria egjiptiane nuk është forca profesioniste që e mendojnë shumica e njerëzve.
Ish Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ishte një shtet ushtarak, ku policia ishte e nënshtruar. Edhe pse në një numër të madh trupat ushtarake dhe ato të sigurisë ishin të paguar pak dhe shiheshin me përbuzje nga ushtria.
Ndryshe nga Tunizia, ushtria egjiptiane u lejua të formonte “perandorinë” e vet ekonomike, e cila lehtësoi disa nga shpenzimet e institucionit për qeverinë dhe ç’është më e rëndësishmja, nxori një rrjet patronazhi për të “blerë” besnikërinë e trupave komando.
Duke qenë se ushtria u konsiderua ai kontrolluesja e turmës, Mubaraku i bëri thirrje forcave të sigurisë dhe të inteligjencës të zbutnin protestat, kur nisën të shpërthenin në Kajro. Këto forca shpejt nisën të krijonin një vakum sigurie, të cilin qeveria e mbushi me banditë, oficerë pa uniformë dhe kriminelë të pajtuar enkas në punë.
Ndryshe nga ushtria tuniziane në rrethana të krahasueshme, ushtria egjiptiane u la mënjanë, duke dështuar në mbrojtjen e qytetarëve. Vetëm kur u bë e qartë që taktikat e Mubarakut po dështonin, gjërat nisën të lëviznin.
Më 11 shkurt, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura pretendoi të ushtronte kontroll në vend dhe menjëherë nisi të nxirrte shpallje, kinse ishte qeveria de facto në vend.
U duk se ushtria egjiptiane e kishte fituar tortën, të paktën për momentin, por ta haje këtë tortë ishte e vështirë.
Edhe pse numri dhe forca e Këshillit Suprem u njoh dhe u pranua, ushtria egjiptiane nuk është aq profesionale sa besohet nga shumë njerëz.
Është paksa e fryrë dhe oficerët e vet kanë qenë të përkëdhelur nën patronazhin e Mubarakut. Stërvitja e kësaj ushtrie është e rastësishme, mirëmbajtja e saj është thellësisht e pamjaftueshme dhe ajo varet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fonde dhe mbështetje logjistike.
Edhe sistemet e armëve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë ushtrisë egjiptiane si tanke F-16s dhe M1A1, janë të nënçmuara. Shumë të tjera janë relativisht të paefektshme, sepse Ministri i Mbrojtjes Muhamed Tantavi vepronte në emër të Mubarakut. Ai vepronte kështu për të penguar komunikimet brenda trupave të oficerëve dhe për të parandaluar forcat aleate, duke përfshirë edhe ato të vendeve miqësore arabe.
Qëllimi i ushtrisë ishte të mbështeste regjimin e Mubarakut, jo të mbronte kombin. E ristrukturuar, ushtria përsëri nuk ka për të qenë në gjendje të ndeshet me kërkesat e protestuesve. Po ashtu, nuk mund ta lejojë bërthamën e lëvizjes anti-Mubarak, siç është Shoqata Kombëtare për Ndryshim e lidhur me El Baradein, për të luajtur një rol drejtues në krijimin e një qeverie të re.
As nuk mund të lejojë që parlamenti të ketë pushtet real. Opozita anti Mubarak dhe një linjë legjislative e autorizuar mund të kërkojë të paktën një rol që do të sjellë më pak vëmendje dhe më në fund do të përpiqet të nënshtrojë ushtrinë në qeverinë civile. Kjo do të ishte e papranueshme për ushtrinë, e cila e di që rrjeti i patronazhit dhe ndikimi ekonomik do të shterej, nëse qytetarët do të merrnin kontrollin.
Po ashtu, do të përpiqej të mohonte thirrjet për një investigim të plotë brenda “krimit ekonomik” të regjimit të vjetër, duke qenë se ishte i përfshirë në shumë prej tyre.
Por është zhvilluar një revolucion dhe kontrolli i ushtrisë së rikompozuar prapa një fasade civile tashmë do të jetë ekstremisht i vështirë, veçanërisht që kur opozita duket se sheh në brendësi të strategjive ushtarake.
Grumbullimi masiv i opozitës në sheshin Tahrir më 18 shkurt, një javë pas largimit të Mubarakut, p.sh. ishte një paralajmërim për të detyruar ushtrinë ta ndante pushtetin me civilët.
Nga ana e saj, ushtria ka të ngjarë të nisë përpjekjet për ruajtjen e pushtetit; të orientojë një përfaqësues te presidenca, si p.sh Amr Moussa, një diplomat egjiptian dhe sekretarin e përgjithshëm aktual të Ligës Arabe apo kryeministrin aktual dhe një ish gjeneral, Ahmad Shafiq; ndryshimet e kufizuara organike kanë qëllim të arrijnë një ekuilibër demokratik të pushtetit, midis linjave ekzekutive dhe legjislative.
Por Egjipti po përballet me kushte të tmerrshme ekonomike dhe ushtria po rrezikon të ardhmen e vendit duke shkurajuar investimet e huaja.
Komanda e lartë e ushtrisë mund të përpiqet ta kundërshtojë mungesën e investimeve duke bërë thirrje për gjallërimin e ekonomisë, por kjo do ta ndëshkojë më shumë Egjiptin, një situatë kjo që ngjan me atë që u përjetua nga mesi i viteve 1960.
Veç mobilizimit të klasës së mesme që kërkon liri dhe punë, revolucioni i dha më shumë energji të varfërve, të cilët u bashkuan me protestën për të kërkuar dinjitet, drejtësi dhe bukë.
Nëse ekonomia përkeqësohet, populli egjiptian mund t’i kthehet përsëri protestave në rrugë. Sundimi i ushtrisë në Egjipt sigurisht që nuk është në interes të popullit egjiptian, por as në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as në interes të ndonjë vendi tjetër. Mundet që ajo të jetë politikisht e paqëndrueshme dhe ka të ngjarë që të çojë drejt një përsëritjeje të ngjarjeve të para disa javëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të inkurajojnë pjesëmarrjen politike të institucionalizuar të atyre që drejtojnë – dhe që ende janë duke drejtuar – revolucionin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të sinjalizojnë, se një ushtri shumë e madhe në mënyrë të padobishme, nuk është aspak e pranueshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ingranohen kundrejt ndihmës së ushtrisë egjiptiane me interesa reale kombëtare sigurie, siç është ndihma ndaj fatkeqësive, ndaj forcave të shpëtimit detar dhe ajror, si dhe të angazhohet në bashkëpunim me forcat aleate ushtarake.
Ashtu siç ndodhi me Tunizinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol të rëndësishëm në këtë situatë. Nëpërmjet edukimit ushtarak profesional, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të asistojnë në zhvillimin profesional të ushtrisë egjiptiane, që janë mbështetëse për marrëdhëniet civile-ushtarake brenda një kornize demokratike.
Le të kujtojmë një fjali nxitëse për lëvizjen e 25 janarit në Kajro: “Tunizia është zgjidhja”.
Home »
» Një zgjidhje tuniziane për ushtrinë e Egjiptit