Ndërrimi i kombësisë, Dule kundër Spahiut


Reagimi

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, mendon se nuk i takon nënkryetarit të KLD-së të merret me çështjen e regjistrimit të popullsisë. “Institucioni i KLD-së, në devijim të qartë nga kompetencat dhe detyrimet kushtetuese, keqpërdoret nga nënkryetari i tij, duke ndikuar në debate që nuk kanë asnjë lidhje me funksionet e tij kushtetuese”, deklaroi dje Dule. Ai i drejtohet kreut të KLD-së, Presidentit Bamir Topi për ta frenuar nënkryetarin Spahiu.