“Kjo nuk ishte një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit, apo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ne nuk konkurrojmë ndaj njëri tjetrit se kush është më i miri, ne luajmë për të mirën e ekipeve tona. Unë kërkova të luaj 90 minuta dhe si zakonisht që gjuaj penaltitë ashtu bëra dhe në këtë ndeshje. Më është kërkuar të luaj në një rol që pak a shumë e bëj edhe te Barcelona, të luaj sikurse një nr. 9 i rremë, prapa sulmit”, u shpreh Lionel Messi pas takimit.
Në debatin se kush është lojtari më i mirë në botë, CR7 gjithmonë llogaritet si më i miri me kokë, ashtu sikurse e dëshmoi ndaj Real Sociedadit të dielën, por klipi i mëposhtëm do të shfrytëzohët në të ardhmen nga tifozët e Lionel Messit për të dëshmuar të kundërtën.
Më vonë, Messi vërtet erdhi në formë, duke bërë një vrapim mallëngjyes që na bëri të mendojmë se topi është i ngjitur për këmbët e tij, ndërsa në sekondat e fundit realizoi dhe golin e fitores nga penaltia.
Momentet individuale të Lionel Messit ndaj Portugalisë
Momentet individuale të Ronaldos ndaj Argjentinës





