Kampioni në fuqi i Italisë ka siguruar pozitën e tretë në tabelë me edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, pas fitores 5-3, dhe Leonardo është më se i kënaqur me tre pikët.
“Sot, pash një ndeshje të jashtëzakonshme në mes dy ekipeve të shkëlqyeshme dhe mbaj mendimin se Marco Borriello është sulmuesi i qendrës më i mirë në Serie A. Wesley Sneijder bëri një paraqitje të shkëlqyeshme sot, sikur edhe Samuel Eto’o, Giampaolo Pazzini, Daniele De Rossi, Fabio Simplicio dhe shumë të tjerë”.
“Ky sezon i Serie A do të jetë një betejë e vërtetë deri në fund me shumë ekipe që janë afër njëri-tjetrit. Mund të shihni në çdo ndeshje sa e komplikuar është të fitosh tre pikët. Vetëm shikoni disa rundet e fundit dhe do të shihni sa shumë befasi ka”, ka thënë Leonardo.