“Ne ia vështirësuam punët vetes. Ne nuk ishim agresivë në duele dhe ua lejuam që të luajnë lehtë. Pas pjesës së parë ne kemi thënë se kemi pasur nevojë për agresivitet dhe kjo nuk ndodhi. Ata ishin më agresivë dhe ishin të parët në çdo top”.
“Pas barazimit, ne kemi dhënë gjithçka, ndërsa kemi pasur edhe disa raste shënimi. Ne duam të fitojmë, sidomos kur ekipet përreth lëshojnë pikë. Për këtë arsye, është humbje e hidhët, e cila vërtet dhemb. Tani duhet të shikojmë në ndeshjen tjetër”, u shpreh Lahm.





