“Nuk e di se çfarë po ju jep ndjesinë se e kemi prioritizuar Ligën e Kampionëve. Bosi ka një mënyrë tjetër të punës. Fakti që jam këtu shihet si gjë normale dhe do të bëhet shumë normale. Ai ka shkuar ta shikojë ndeshjen ndaj Lyonit dhe e di se ndeshja ndaj Espanyolit është shumë e rëndësishme”, u shpreh Karanka.
Më tej zëvëndëstrajneri madrilen lëvdoi përgatitjen fizike të Emmanuel Adebayor, duke thënë se togolezi u ka dhënë shumë Los Blancos përkundër pak minutave në fanellën e Realit.





