Ndeshja në disa momente ishte shumë e barabartë, me Interin që kishte dominimin në posedim të topit.
Sidoqoftë, në debutimin e tij të parë të plotë në fanellën e Interit, Houssine Kharja ua siguroi fitoren Nerazzurëve me anë të golit të shënuar (70’) pas një aksioni të tij të organizuar së bashku me Samuel Eto’on.
Sa për t’i dhënë formë fitores dhe për t’ua mbyllur gojën kritikëve, Interi e shënoi edhe golin e dytë në këtë takim me anë të kujt tjetër pos sulmuesit më të mirë italian, Giampaolo Pazzinit (90’ +4) për 2-0. Verdiktin përfundimtar këtij takimi i dha i rikthyeri nga lëndimi Wesley Sneijder për 3-0 me asistimin e transferit të ri njëherit njeriut të ndeshjes, Houssine Kharja.
Interi me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt me 41 pikë, shtatë më pak se lideri Milan, por Nerazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.





