“Ne nuk e kemi njohur Kennyn para se të bëhej menaxher, por ai ka tejkaluar pritjet tona në të gjitha aspektet. Do të ishte keq të them publikisht se çfarë pres në fund të sezonit”.
“Shuma për transferimin e Torres varej nga shuma që kërkonte Newcastle për Andy Carroll. Negociatat për ne ishin thjeshtë diferenca mes asaj që duhej paguar nga Chelsea dhe asaj që ne duhet t’ia paguanim Newcastle-it. Çmimi ka mundur të jetë 35 milionë funte nga Chelsea për Torres dhe 20 milionë për Carrollin nga Liverpooli. Ishte 40 dhe 25 ose 50 dhe 35. Varej totalisht nga Newcastle. Newcastle arriti një marrëveshje të jashtëzakonshme. Ne jemi ndjerë në po të njëjtën mënyrë”, potencoi Henry.





