“Nëse më jipet mundësia për të zgjedhur, unë nuk do të luaja në Santiago Bernabeu, pasi Real Madridi është shumë i fortë në atë stadium dhe kjo do të ishte përparësi për ata”, theksoi strategu katalanas.
Barcelona është duke luftuar në të trija frontet, ndërsa në finalen e 20 prillit pritet që të luajë ndaj rivalit të përbetuar Real Madrid, edhe pse ende nuk është vendosur stadiumi ku do të zhvillohet ky takim.





