Europa të ngrihet tek standardet e sigurisë që po mban SHBA-ja

Nga Anders Fogh Rasmussen


 

Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në Konferencën e Sigurisë, që po mbahet këto ditë në Mynih 

Për shumë vite, Konferenca e Sigurisë së Mynihut, ka zënë një vend kryesor ne kalendarin ndërkombëtar. Më lejoni të filloj duke thënë sesa i kënaqur dhe i nderuar ndihem që m’u dha mundësia të nis këtë edicion të 2011-s.
Shumë shpesh, konferenca ka qenë e dominuar nga ndarjet e dukshme midis aleatëve të NATO-s dhe Rusisë. Këtë vit, unë jam i kënaqur që nuk po përsëritet i njëjti shembull. Unë mirëpres, këtu, në këtë konferencë, praninë e të dyve, Sekretares amerikane të Shtetit, Klinton dhe Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov. Jam i sigurt se ratifikimi i traktatit të ri START nga SHBA-ja dhe Rusia, i jep ritme të freskëta bashkëpunimit midis gjithë aleatëve të NATO-s dhe Rusisë dhe kjo do të hapë rrugën për një klimë më të mirë të sigurisë në zonën Euro-Atlantike. Ky është një lajm i mirë.
Një lajm më pak i mirë është se ne vazhdojmë të përballemi me pasojat e krizës financiare. Konferenca e këtij viti ka të bëjë me një sfidë të madhe - si të vendosim sigurinë në një periudhë të ashpër. Pavarësisht nga shenjat e rimëkëmbjes, jo më pak këtu në Gjermani, pasojat e krizës financiare do të ndihen për shumë kohë në vendet tona dhe qeveritë do të përballen me vendime të vështira për t’i risjellë ekonomitë në balancë.
Si një ish-Kryeministër, e kam kuptuar plotësisht këtë – dhe unë gjithashtu e kuptoj se mbrojtja nuk mund të përjashtohet. Kur të vendoset se çfarë shkurtimesh duhen bërë, qeveria duhet të zgjedhë më mençuri – sepse nëse shkurtimet janë shumë të thella, ne nuk do të jemi në gjendje të mbrojmë sigurinë nga e cila varen shoqëritë tona demokratike dhe ekonomitë e begata.
Në vërejtjet e mia, dëshiroj që të fokusohem në dy fusha. Së pari, dua të theksoj sesi kriza ballafaqohet me Evropën me disa zgjedhje të zymta, nëse mbetet një aktor i besueshëm i sigurisë dhe për të ruajtur aftësinë e komunitetit transatlantik për të vepruar si një i tillë. Së dyti, unë dua të theksoj rëndësinë e asaj që e quaj “Mbrojtje e Zgjuar” - si mund të ndihmojë NATO vendet që të ndërtojnë një siguri më të madhe me më pak burime, por me më shumë koordinim e koherencë, në mënyrë që së bashku të shmangim që kriza financiare të bëhet një krizë sigurie. 
Gjatë dy viteve të fundit, shpenzimet e mbrojtjes nga vendet evropiane anëtare të NATO-s, janë zvogëluar me rreth 45 bilionë dollarë – që është e barabartë me gjithë buxhetin vjetor të mbrojtjes të Gjermanisë. Në të vërtetë, aleatët e NATO-s kanë filluar një dekadë të re në aspektin e investimeve të mbrojtjes. Dhjetë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara përbënin vetëm gjysmën e shpenzimeve të mbrojtjes të totalit të anëtarëve të NATO-s. Sot, pjesa amerikane është më afër 75% - dhe kjo do të vazhdojë të rritet, madje edhe me shkurtimet e reja në shpenzimet e Pentagonit që Sekretari Gates shpalli muajin e kaluar. 
Disa këtu në Evropë nuk janë aq të shqetësuar. Ata thonë se Evropa e ka konsoliduar vendin e saj si një nga ofruesit më të lartë të botës për humanizmin dhe zhvillimin e ndihmës. Ata sugjerojnë një ndarje të punës brenda NATO-s me Shtetet e Bashkuara, duke siguruar një fuqi të vështirë, ndërsa aleatët e tyre evropianë gjithnjë e më tepër, caktojnë pushtete të buta si trajnimi dhe ndërtimi i institucioneve.
Si një Evropian i bindur – dhe një Atlantist i patundur – ky sugjerim më duket naiv, bile akoma më keq, i rrezikshëm. Ai është plotësisht larg mjediseve komplekse të sigurisë së sotme gjithnjë e në rritje. Sipas Institutit Ndërkombëtar Kërkimor të Paqes, në Stokholm, Kina i ka trefishuar shpenzimet e mbrojtjes gjatë dekadës së kaluar dhe India i ka rritur shpenzimet e veta të mbrojtjes me pothuajse 60% në të njëjtën periudhë.
Ndërsa unë flas, ngjarjet po shpalosen shpejt në Egjipt, Tunizi dhe gjetkë në Lindjen e Mesme e në Afrikën Veriore. Rezultati i kësaj trazire mbetet i paqartë dhe pasojat e saj afatgjata të paparashikueshme, por një gjë e dimë: siguritë e vjetra nuk mbajnë më, pllakat tektonike janë zhvendosur.
Në rrezik sot nuk është vetëm ekonomia botërore, por rendi botëror. Atëherë pse Evropa duhet të arrijë në përfundimin se ajo nuk ka nevojë që të investojë në mbrojtje?
Kjo tendencë ka pasoja afatgjata – dhe ato nuk janë të vështira të imagjinohen. Së pari, ne rrezikojmë qe Evropa të ndahet. Vetëm disa kombe të mëdha evropiane do të bëhen ofruesit kryesorë në kontinent të sigurisë, ndërsa vendet e tjera do të mbeten pas. Sipas përfundimit logjik, ajo ndarje përfundimisht mund të minojë parimet e mbrojtjes kolektive dhe solidaritetin aleat që përforcon Aleancën Veri-Atlantike.
Së dyti, ne rrezikojmë që Evropa të dobësohet. Pa pajisjet e rënda ushtarake për të mbështetur pushtetin e saj të butë, potenciali i Evropës për të parandaluar dhe për të menaxhuar krizat do të zvogëlohet seriozisht. E njëjta gjë do të ndodhë me besueshmërinë e saj në ruajtjen e parimeve dhe vlerave që ne kemi dashur aq shumë: liria individuale, demokracia, tregtia e lirë dhe sundimi i ligjit. Këto parime dhe vlera përforcojnë shoqëritë tona të hapura dhe formojnë themelimin e rendit global.
E treta, ne rrezikojmë një Evropë gjithnjë e më shumë në mëshirë të fatit nga Shtetet e Bashkuara. Nëse Evropa nuk është në gjendje të japë një kontribut të përshtatshëm për sigurinë globale, atëherë Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë diku tjetër për partnerë mbrojtjeje të besueshëm. Ky mund të duket si një skenar shumë i zymtë. Në të vërtetë, unë jam i shqetësuar. Nëse këto tendenca vazhdojnë në Evropë, hendeku midis kapaciteteve të mbrojtjes përgjatë Atlantikut do të zgjerohet. Ne rrezikojmë që të kemi një Evropë të dobët dhe të përçarë – më shumë se 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit. Një Evropë e tillë do të jetë një humbje jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por dhe për botën si një e tërë.
Më lejoni të jem shumë i qartë: Evropa thjesht nuk mund të përballojë që të nxirret nga biznesi i sigurisë. Ajo duhet ta ripërtërijë rolin e saj si partnere e parë e sigurisë për Shtetet e Bashkuara dhe t’i përshtatet mjedisit të ri global të sigurisë. 
Nëse duam të shmangim skenarin që paraqita, atëherë është tani koha për të vepruar. Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë sigurinë tonë vetëm duke shpenzuar më shumë para – për shkak se paratë thjesht nuk janë atje. Ne kemi nevojë për një qasje të re: Mbrojtjen e Zgjuar – duke garantuar një siguri më të madhe, për më pak para, duke punuar së bashku me më shumë fleksibilitet.
Unë e di se aleatëve nuk do t’u duket bashkëpunimi shumëkombësh opsioni më joshës. Ka shqetësime të vazhdueshme në lidhje me vonesat e shpërndarjes së axhendave, shpenzimet e ekzagjeruara dhe vendimmarrjet e ngadalta dhe sigurisht, mbrojtja është e lidhur ngushtë me sovranitetin kombëtar, industrinë dhe vendet e punës.
Megjithatë, kriza bën që bashkëpunimi midis vendeve të mos jetë më një zgjedhje. Ai është një domosdoshmëri. Sot, asnjë aleat evropian më vetë nuk është në gjendje të zhvillojë një gamë të plotë mundësish për të përmbushur të gjitha sfidat e sigurisë. Kohët e fundit, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht konkurrencës së tyre ndër shekuj, bënë një ndryshim themelor drejt një bashkëpunimi më të ngushtë për të zhvilluar dhe për të ndarë kapacitetet kritike të mbrojtjes. Kjo marrëveshje e re është një pikë kthese e vërtetë dhe unë besoj se kjo mund të tregojë gjithashtu rrugën para aleatëve të tjerë.
Epoka që një fuqi garanton të gjithë mbrojtjen, ka kaluar. Ajo që ka rëndësi është që të shpërndajmë aftësitë që na lejojnë të veprojmë me sukses si 28-she. Mbrojtja e Zgjuar mund ta bëjë atë. Ajo mund të ndihmojë vendet që të përballen me dy sfidat e sotme: si të marrin më shumë siguri për burimet e kufizuara që ata mbrojnë dhe si të investojnë mjaftueshëm në mënyrë që të përgatiten për të ardhmen.
Pra, së pari, si të garantojmë më shumë siguri për burimet tona? Unë shoh tre mënyra: të grumbullohen dhe të ndahen kapacitetet, të vendosen prioritetet e duhura dhe të koordinojmë më mirë përpjekjet tona.
Grumbullimi dhe ndarja janë vitale nëse ne duam të zhvillojmë dijet dhe aftësitë tona ushtarake dhe NATO është vendosur mirë për të identifikuar dhe lidhur kombet që kanë nevoja të ngjashme, por jo para të mjaftueshme për të ndërtuar një kapacitet te tyrin.
Ka shumë mënyra për ta arritur këtë. Mund të jetë përdorimi i përbashkët i kapaciteteve, të tillë si ish-helikopterët e tipit sovjetik, që ne po përmirësojmë sipas standardeve të NATO-s. Mund të jetë bashkimi me anë të blerjes, të tilla si C-17, Aftësia Strategjike Ajrore e themeluar në Hungari. Mund të jetë dhe ndarja e roleve, si disa vende qe po marrin kthesa për të patrulluar hapësirën ajrore të rajonit të Baltikut, e cila nga ana e saj i lejon tre shtetet baltike që të investojnë në forcat e armatosura.
Unë mund të përmend shembuj të tjerë. Pilotët reaktivë francezë dhe belgë përdorin infrastruktura të trajnimit të përbashkët, kështu që kombe së bashku mund të mbajnë kapacitete të rëndësishme për më pak para. Trajnime të specializuara infrastrukture, gjithashtu mund të zhvillohen nga një komb e të përdoren nga të gjithë aleatët, siç ka bërë Republika Çeke për mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe mbrojtjen ndaj armëve bërthamore.
Ajo që është e vërtetë për trajnimin, është e vërtetë dhe për logjistikën. Vendet që po blejnë tipa të rinj helikopterësh si NH 90 ose Tigri, duhet që tashmë të mendojnë për mirëmbajtjen shumëkombëshe dhe logjistike në operacione. 
Për më tepër, duke zhvilluar një ndërfaqe të përbashkët ndihmon gjithashtu për të siguruar reagime të reja ndaj kërcënimeve të reja, si qasja jonë ndaj mbrojtjes nga raketat tregon: vendet zhvillojnë kapacitetet e tyre, por të lidhur ngushtë me një sistem të gjerë të NATO-s.
Bashkimi nuk është i mjaftueshëm, nëse ne nuk i vendosim paratë atje ku janë prioritetet reale. Në samitin e NATO-s në Lisbonë, nëntorin e kaluar, ne kemi identifikuar disa nga këto prioritete, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, luftën kundër terrorizmit dhe piraterisë. Ne gjithashtu ramë dakord për dhjetë aftësitë kritike të forcave tona – të tilla si transporti me helikopter, mbështetja mjekësore dhe lufta kundër rrugëve anësore të bombave.
Ne kemi nevojë të reduktojmë strukturat dhe të pakësojmë burokracitë tona. Nuk përjashtohen as strukturat e vetë NATO-s, unë po i shoh ato. Ne duhet të ndihmojmë vendet qe të krijojnë struktura financiare për nevojat e tyre reale – forcat që mund të vendosen shpejt për t’ju përgjigjur llojeve të ndryshme të misioneve.
Këtu në Mynih, unë veçanërisht dua të përgëzoj Ministrin Zu Guttenberg dhe qeverinë gjermane për ndërmarrjen e reformave të Bundeswehr-it, për ta bërë atë më të pakët në numër, por edhe më të shkathët. Në ndërmarrjen e këtij vendimi të vështirë, qeveria gjermane ka treguar udhëheqje të fortë politike dhe gatishmëri për të përqafuar ndryshimin. Kjo është diçka që ne të gjithë duhet ta bëjmë.
Sigurisht, jo të gjitha vendet mund të përballen ose kanë nevojë për të gjitha kapacitetet. Në fund të fundit, themelimi i NATO-s është për mbrojtjen kolektive – një sulm mbi një aleat, është konsideruar si sulm kundra të gjithëve. Në nevojë, ne e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Sigurimi i solidaritetit duhet të inkurajojë disa vende të fokusohen në kapacitete të caktuara – vetëm, ose duke punuar së bashku me aleatë të tjerë. NATO mund të ndihmojë në identifikimin e atyre opsioneve.
Ajo që ne gjithashtu na duhet, është koherenca në përgjithësi. Përsëri, NATO mund të sigurojë tablonë më të madhe të asaj çka Aleanca dëshiron. Kjo është koha për ta përdorur më mirë NATO-n si një këshilltare dhe një ndërmjetëse të ndershme – për të siguruar një shkallë të koherencës në ndonjë shkurtim që vendet duan të bëjnë dhe për të minimizuar ndikimin e tyre në të gjithë Aleancën në përgjithësi.
Pra, zonja dhe zotërinj, kjo është sesi ne kemi siguri më të madhe për të hollat që investojmë në mbrojtje: grumbullimin dhe ndarjen e kapaciteteve, prioritetet dhe koordinimin më të mirë. 
Tani, si mund të përgatitemi më mirë për të ardhmen? Këtu, unë shoh dy prioritete: investimin në shkencë e teknologji dhe duke krijuar një koherencë më të madhe brenda Evropës. 
Duke pasur parasysh se shkenca dhe teknologjia janë bazë për të gjithë mbrojtjen tonë, investimi ynë në Kërkim dhe Zhvillim, është tepër i vogël. Këtu në Evropë, Britania dhe Franca janë shpenzuesit më të mëdhenj në Kërkim e Zhvillim. Megjithatë, së bashku, pjesa e tyre nuk është më shumë se 12% e asaj që Shtetet e Bashkuara shpenzojnë.
Pra, edhe kombet e mëdha evropiane kanë vështirësi në mbajtjen e avantazhit, për shembull në teknologjinë e avionëve të telekomanduar. Në një kohë kur sfidat janë globale, 80% e kërkimeve evropiane për Krijim e Zhvillim, shpenzohen në programet kombëtare. Ne duhet të bëjmë më shumë. Nëse kombet kushtojnë një pjesë më të madhe të shpenzimeve të tyre për Kërkim dhe Zhvillim në projektet shumëkombëshe, ky do të jetë një ndryshim.
Për shembull, vendet më të vogla që nuk mund të përgjigjen dhe nuk mund të mbrohen nga kërcënimet kibernetike, mund të bashkohen së bashku. NATO mund t’i ndihmojë e t’i këshillojë ata sesi mund të mbrojnë informacionin e strukturave të tyre kritike.
Për t’u përgatitur për të ardhmen, le të ndërtojmë lidhje më të ngushta me sektorin privat – dhe unë jam i kënaqur të shoh përfaqësues të ndryshëm të industrisë në mbledhjen e sotme. Në të kaluarën, Kërkimi dhe Zhvillimi ushtarak, e vuri mbrojtjen në skajin e teknologjisë, me sektorin civil që përfitoi nga këto risi. Tani, në shumë fusha, gjendja ka ndryshuar. Industria ka një ekspertizë të pasur, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, qelizat e karburantit dhe të energjisë dhe të logjistikës. Ne duhet të gjejmë mënyrat më të mira përmes partneriteteve publikë e privatë për të eksploruar potencialin ushtarak të teknologjive të reja dhe për të përfshirë industrinë sa më afër dhe sa më shpejt.
Së fundi, një partneritet i fortë dhe strategjik midis NATO-s dhe BE-së do të sillte shumë përfitime, në termat politikë dhe operacionalë si dhe financiarisht. Për ne në Evropë kjo gjë ka kuptim. Gjithashtu ka kuptim edhe për aleatët tanë të Amerikës së Veriut. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të bëj të pamundurën që ajo të ndodhë. Ndërsa ne përpiqemi që të kapërcejmë pengesat politike, unë sinqerisht shpresoj që NATO dhe BE-ja do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre praktik. Në fund të fundit, ato ndajnë 21 anëtarë - por secili nga këto vende ka vetëm një grup forcash të armatosura dhe një grup kapacitetesh. Le të marrim maksimumin prej saj.
Më lejoni të ndalem në një pikë të fundit. Mbrojtja e Zgjuar nuk ka të bëjë me imponimin e NATO-s ndaj kombeve të tjera. Ajo i jep mundësi atyre të punojnë në mënyrë efikase më mirë dhe së bashku. Roli i NATO-s është të vendosë drejtimin strategjik, të identifikojë sferat e mundshme të bashkëpunimit, të veprojë si një zyrë qendrore dhe të shpërndajë praktikat më të mira.
Në fund të fundit gjithçka lidhet me atë që t’ia u bëjë vendeve më të lehtë zhvillimin dhe sigurimin e aftësive – vetëm, së bashku si aleatë ose edhe duke përfshirë vendet që nuk bëjnë pjesë në NATO, të NATO-s ose BE-së. Përpjekjet e Evropës janë veçanërisht të mirëpritura, sepse ato forcojnë si NATO-n ashtu edhe BE-në. Të gjitha kornizat janë të mira, për aq kohë sa ato shpërndajnë kapacitetet që vendeve u nevojiten për të mbrojtur popullsinë e tyre dhe që e bëjnë Evropën më të fortë dhe më të sigurt.
Unë kam vendosur disa mënyra me të cilat NATO mund të ndihmojë vendet për të garantuar një siguri të madhe me më pak burime. Unë e shoh Mbrojtjen e Zgjuar si një prioritet jetik për Aleancën dhe objektiv kryesor të mandatit tim si Sekretar i Përgjithshëm i saj. Nga koha e samitit të ardhshëm të NATO-s në vitin 2012, unë do të kërkoj për progres konkret dhe për dëshmi të qartë që ne vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë.
Për më shumë se 60 vjet, Aleanca Veri-Atlantike ka garantuar për anëtarët e saj, një siguri më të madhe nga sa mund të garantonin vetë. Unë jam i bindur se kjo periudhë e ashpër mund të na bashkojë edhe më shumë, në mënyrë që të parandalohet shndërrimi i krizës financiare në krizë sigurie. Këtë ne nuk mund ta përballojmë. NATO është e vendosur të vazhdojë të luajë rolin e saj jetik – si një spirancë e stabilitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit – për t’i mbajtur kombet tona të sigurta nga kriza.

Posted via email from Shkupi Press extra