“Mendoj se ishte ndeshje në të cilën filluam mjaft mirë, ne shënuam një gol të bukur me anë të Meireles dhe më pas Suarez qëlloi shtyllën, por vlen të përmendet se shumë prej lojtarëve luajtën të mërkurën për kombëtaret. Ju mungon mprehtësia gjithnjë pas ndeshjeve me kombëtaret të mërkureve”.
“Por, kur e them këtë atëherë sigurisht se jam i zhgënjyer për shkak se nuk morëm tri pikë dhe me pak fat ne kemi mundur edhe t’i marrim ato”, u shpreh Dalglish.





