Sulmuesi spanjoll debutoi për Blutë në disfatën 1-0 nga ish-klubi i tij, Liverpooli, ndeshje kjo e zhvilluar në Stamford Bridge.
“Tifozët tanë kanë të drejtë të shprehin opinionet e tyre dhe e dinë se ku qëndrojnë besnikëritë e lojtarëve. Ata duhet të tregojnë respekt për klubin. Njerëzit më të rëndësishëm vazhdojnë të jenë në Liverpool dhe gjithmonë do të jenë. Ajo çfarë dikush dëshiron të bëjë me jetën e vet, është zgjidhje e tyre”, ka thënë Dalglish duke iu referuar Torres.
Fansat e Redsave mes tjerash ngritën edhe një parullë ku shkruante “Duhet të kishe qëndruar me një klub të madh”, kur Torres u zëvendësua gjatë ndeshjes.