Cana i ka bërë këto komente në prag të ndeshjes së sotme miqësore përballë Sllovenisë që zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës.
“Kam besim se me këta djem që po luajnë shumë mirë dhe në ligat përkatëse ne do të arrijmë shumë”.
“Unë ju kam thënë dhe para 4 vjetësh, pra në 2007, që ne jemi një ekip me elemente të rinj, ndërsa tani mendoj se kemi arritur pjekurinë e duhur dhe jemi konsoliduar si ekip”, ka thënë Cana, siç përcjell Albaniasoccer.