“Kjo do të ketë ndikim në tentimet tona për futbollistin e Arsenalit. Një gjë tjetër është dëshira e lojtarit për të ardhur dhe marrëveshjet apo premtimet me trajnerin e tij, për të qëndruar edhe dy sezone në Emirates”.
“Klubi nuk mund të shpenzojë më shumë se 40 milionë euro, jo për të transferuar Fabregasin, por për të gjitha përforcimet e verës së ardhshme. Politikat ekonomike të Barcelonës nuk e lejojnë transfere më të shtrenjta se 40 milionë euro. Vlen të përmendet se me një transferim të tillë me një shumë të tillë, ky thjesht do të ishte një transfer hipotetik i një lojtari tjetër”.
“Sezonin e kaluar, ne kemi ofruar 40 milionë euro për Cesc dhe ata refuzuan të hynë në negociata”, deklaroi Faust për Rac-1.