Lojtari i ndeshjes së zhvilluar në Camp Nou ishte Lionel Messi, i cili realizoi të tre golat e vendasve.
Lojtari më i mirë në botë kompletoi het-trikun e tij në minutën e 79-të, kur portieri mysafir mbrojti goditjen e David Villas, por Messi reagoi shpejtë për të futur topin në rrjet.
Me tre pikët e reja, Barca distancohet në dhjetë pikë nga përcjellësi i parë, Real Madridi, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 22-të në Bernabeu kundër Real Sociedadit.





