“Jam shumë i kënaqur që kam shënuar gol. Ishte ëndërr të luaj në një stadium sikurse Santiago Bernabeu. Unë e dua këtë klub dhe jam këtu për të ndihmuar. Unë jam këtu për të luajtur sa kërkojnë ata”.
“Finalja ndaj Barcelonës? Kemi të bëjmë me një prej ekipeve më të mira në botë dhe nuk dyshoj aspak në cilësinë e tyre, por një finale është një ndeshje mbi 90 apo 120 minuta, kështu që ne do të kemi rastin për t’u dëshmuar. Ne do ta mposhtim Barcelonën”, deklaroi Adebayor për AS.





