Topçinjtë kontrolluan ndeshjen që nga fillimi duke krijuar avantazh që në minutën e 13-të përmes Robin van Persie, dhe me epërsi minimale të mysafirëve u mbyll gjysma e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, Arsenali realizoi edhe dy herë, përmes Samir Nasri (58’) dhe një autogoli të Roger Johnson (66’) dhe me rezultat 3-0 përfundoi takimi.
Pas kësaj fitoreje, Topçinjtë mbajnë hapin drejt titullit me dy pikë më pak se liderët nga qyteti i Mançesterit, United dhe City.





