Shtepia Botuese Toena keto dite ka nxjerre ne qarkullim romanin "I do syte e mi? te autores Emila Markgjonaj - Mirakaj

Sinops per librin

 

Tirana, '69 - '85, e parë me sytë e një fëmije.

Stil i drejtpërdrejtë, që vendos natyrshëm çdo lexues të mundshëm në pozicionin e një miku të dëgjueshëm e sinkron në mendime e ndjenja. Persiatje introspektive, origjinale, plot mbresa dhe gjykime. Në trasparencën e tij përmban të vërteta të dhimbshme edhe pse të treguara me një humor të stilizuar dhe delikat. Libri i servir lexuesit një shqipe të pastër, të rrjedhshme e një fjalor mjaft të pasur.

 

 

 

Dy fjale per autoren

 

Emila Markgjonaj ka lindur në Tiranë në 13 dhjetor 1969. Ka kryer studimet e larta në Romë, ku jeton prej 20 vjetësh. Punon si psikologe pranë një organizate ndërkombëtare. "I do sytë e mi?" është romani i saj i parë.

 

Te dhena teknike

 

Autor: Emila Markgjonaj Mirakaj

Titulli: I do sytë e mi?

Lloji: roman

Faqe 184

Formati 13x20 cm

ISBN 978-99943-1-681-6

Çmimi: 600 lekë