Shmangia e një lufte të ftohtë midis SHBA-ve dhe Kinës

 Nga Henri A.Kissinger

 

Takimi i ardhshëm ndërmjet Presidentit Amerikan e atij Kinez do të zhvillohet në një kohë,  në të cilën në të cilën po bëhet progres në zgjidhjen e shumë çështjeve dhe një komunikatë pozitive është e mundshme. Megjithatë, të dy udhëheqësit përballen me një mendim në mesin e elitave të vendeve të tyre duke theksuar më shumë konfliktin sesa bashkëpunimin.
Shumica e kinezëve me të cilët unë jam ndeshur jashtë qeverisë dhe disa brenda saj, duken të bindur se Shtetet e Bashkuara përpiqen të përfshijnë Kinën e të ngushtojnë rritjen e saj. Mendimtarët strategjikë amerikanë i bëjnë thirrje Kinës që të jetë e vëmendshme në lidhje me rritjen ekonomike globale dhe aftësinë e forcave ushtarake të saj.
Të dyja palët duhet të bëjnë kujdes në analizimin e vetes për vetë-përmbushjen e profecive. Natyra e globalizimit dhe arritja e teknologjisë moderne i detyron Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që të bashkëveprojnë rreth botës. Një luftë e ftohtë midis tyre do të sillte një zgjedhje ndërkombëtare të palëve, duke shkaktuar mosmarrëveshje në politikën e brendshme të çdo rajoni në një kohë kur çështje të tilla si përhapja e armëve bërthamore, energjia, mjedisi dhe klima kërkojnë një zgjidhje të përgjithshme globale.
Konflikti nuk është i natyrshëm në rritjen e një kombi. Shtetet e Bashkuara të shekullit të 20-të janë shembulli i shtetit në lartësinë e duhur, pa konflikt me vendet e atëhershëm dominues. Gjithashtu dhe konflikti i shumë përmendur amerikano-britanik nuk ishte i pashmangshëm. Politikat e shkujdesura dhe provokuese kanë luajtur  rol në transformimin e diplomacisë evropiane në një lojë me përfundimin zero.
Marrëdhëniet sino-amerikane nuk duhet të marrin një kthesë të tillë. Mbi çështjet më bashkëkohore dy vendet bashkëpunojnë në mënyrë adekuate, ajo çfarë i mungon atyre është koncepti gjithëpërfshirës për bashkëveprimin e tyre. Gjatë luftës së Ftohtë një kundërshtar i përbashkët ka lidhur marrëveshjet. Konceptet e përbashkëta nuk janë shfaqur ende nga shumëllojshmëria e detyrave të reja duke u përballur me një botë të globalizuar e të nënshtruar politikash, ekonomish dhe trazirash teknologjike.
Kjo nuk është një çështje e thjeshtë. Ajo nënkupton aspirata kombëtare që varen nga vizioni i një rendi global.
Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Kina nuk kanë eksperiencë në një detyrë të tillë. Secili prej këtyre vendeve pretendon që vlerat e tij të jenë unike dhe të një lloji të cilin natyrisht vendet e tjera aspirojnë. Pajtimi i këtyre dy versioneve është sfida më e madhe e marrëdhënieve sino-amerikane.
Zgjerimi amerikan e ka të natyrshme që ta përhapë sjelljen e tij drejt shoqërive të tjera në mënyrë që ato të pranojnë vlerat amerikane. Shumë kinezë e shohin zhvillimin e vendit të tyre jo si një sfidë kundrejt Amerikës, por si një rikthim në punët normale të shtetit kur Kina ishte e shquar. Sipas pikëpamjes kineze, janë 200 vitet e shkuara të dobësisë relative – dhe jo ringjallja e tanishme e Kinës – që përfaqësojnë një anomali.
Amerika ka vepruar historikisht sikur të mund të marri pjesë ose të tërhiqet nga çështjet ndërkombëtare. Në perceptimin kinez të vetvetes si një Mbretëri e Mesme, ideja e barazisë sovrane të shteteve ishte e panjohur. Deri në fund të shekullit të 19-të, Kina i trajtonte vendet e huaja si kategori të ndryshme vasalësh. Kina nuk ka hasur kurrë në një vend me magnitudë të krahasueshme derisa ushtritë evropiane i dhanë fund izolimit të saj. Një Ministri e huaj nuk ishte themeluar akoma deri më 1861 dhe pastaj kryesisht për trajtimin e pushtuesit kolonialist.
Amerika ka hasur në mjaft probleme, të cilat ajo i konsideronte si të zgjidhshme. Kina në historinë e saj mijëra vjeçare, beson se disa probleme kanë zgjidhje përfundimtare. Amerika ka një mënyrë për zgjidhjen e problemeve; Kina po menaxhon në mënyrë të rehatshme kontradiktat pa supozuar se ato janë të zgjidhshme.
Diplomacia amerikane ndjek rezultatet specifike me mjaft vendosmëri. Negociatorët kinezë janë më të prirur për ta parë procesin si një kombinim të elementëve ekonomikë, politikë e strategjikë dhe të kërkojnë rezultate nëpërmjet një procesi më të zgjeruar. Negociatorët amerikanë i shqetëson shumë kjo situatë pa rrugëdalje; Negociatorët kinezë i konsiderojnë ata si një mekanizëm të pashmangshëm të bisedimeve. Negociatorët amerikanë përfaqësojnë një shoqëri që nuk ka pësuar katastrofë kombëtare – me përjashtim të Luftës Civile – e cila nuk është parë si një eksperiencë ndërkombëtare.
Negociatorët kinezë nuk mund ta harrojnë shekullin e poshtërimit, ku ushtritë e huaja kërkuan haraç kineze. Udhëheqësit kinezë janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj implikimit më të vogël të përbuzjes dhe janë të prirur që ta përkthejnë insistimin amerikan si mungesë respekti.
Koreja e Veriut jep një shembull të mirë të dallimeve në perspektivë. Amerika është e fokusuar në përhapjen e armëve bërthamore. Kina, në afat të gjatë ka më shumë frikë nga armët bërthamore sesa ne këtu dhe e vë theksin tek afërsia. Ajo është e shqetësuar në lidhje me trazirat që mund të pasojnë, nëse presionet e mospërhapjes çojnë në shpërbërjen e regjimit të Koresë së Veriut.
Amerika kërkon zgjidhje konkrete të një problemi të caktuar. Kina e shikon një rezultat të tillë si një rrugë e mesme në një sërë sfidash të ndërlidhura, të pafundme, rreth së ardhmes të Azisë Verilindore. Për një progres të vërtetë, diplomacia me Korenë ka nevojë për një bazë më të gjerë.
Amerikanët i bëjnë shpesh thirrje Kinës që të provojë kuptim e “përgjegjësisë së saj ndërkombëtare” duke kontribuar në zgjidhjen e një problemi të caktuar. Propozimi se Kina duhet të provojë mirëbesimin e saj, është i pakëndshëm në një vend që e konsideron veten si të përshtatshëm për anëtarësimin në një sistem ndërkombëtar të projektuar në mungesë të saj në bazë të programeve që nuk kanë marrë pjesë në zhvillim.
Ndërkohë që Amerika ndjek politika pragmatike, Kina ka tendencë për t’i parë këto politika si pjesë e një dizajni të përgjithshëm. Në të vërtetë, ajo tenton të gjejë një arsyetim për iniciativat thelbësore në vend që e shtyjnë Kinën drejt një strategjie të përgjithshme që e mban atë të nënshtruar.
Testi i rendit botëror është shkalla me të cilën çdo pretendues mund të qetësojë njëri-tjetrin. Në marrëdhëniet amerikano-kineze, realiteti thelbësor është se asnjë vend nuk do të jetë ndonjëherë në gjendje të dominojë tjetrin dhe se konflikti ndërmjet tyre do të shterojë shoqëritë e këtyre vendeve. Mund të gjejnë ata një strukturë konceptuale për të shprehur këtë realitet?Koncepti i një komuniteti paqësor mund të bëhet parimi i shekullit të 21 për të shmangur krijimin e blloqeve. Për këtë, ata kanë nevojë për një mekanizëm konsultativ që lejon hartimin e objektivave të përbashkëta afatgjata dhe koordinon pozicionet e dy vendeve ne konferencat ndërkombëtare. Qëllimi duhet të jetë krijimi i traditës, respektit dhe bashkëpunimit në mënyrë që pasardhësit e udhëheqësve ta shohin atë në interesin e tyre për ta ndërtuar botën si një ndërmarrje të përbashkët.

*Autori ishte Sekretar i Shtetit Amerikan nga 1973 deri më 1977

Posted via email from Shkupi Press extra