Nga Nouriel Roubini Pamja për ekonominë botërore në vitin 2011 pjesërisht do të jetë e rrethuar nga trendët e themeluar gjatë vitit të kaluar. Ka një pikë kthese anemike dhe poshtë trendit të zakonshëm të rimëkëmbjes ekonomike në vendet e zhvilluara, derisa ndërmarrjet e patundshmërive do të mundohen t’i barasvlerësojnë letrat e tyre me vlerë dhe të riparojnë dëmet e pësuara. Por një kthesë më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike do të bjerë në sy në vendet në zhvillim, për shkak të themeleve makroekonomike, financiare dhe politike. Kjo do të thotë se do të kemi një mesatare botërore të rritjes ekonomike prej katër për qind, me ekonomitë e zhvilluara me dy përqind dhe vendet në zhvillim me rreth gjashtë për qind.
Por edhe ky skenar do të ketë rëniet dhe ngritjet e veta. Anë e rënies është vazhdimi i tkurrjes financiare në Evropë për shkak të problemeve të përhapura financiare në eurozonë – si janë parë mjaft mirë kohëve të fundit - në Portugali, Spanjë dhe Belgjikë. Duke marrë parasysh të dhënat e ofruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Spanja tani duket shumë e madhe për të dështuar dhe shumë e madhe për t’u stimuluar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë një tjetër rrezik të rënies për ekonominë botërore. Në këtë vit SHBA-ja mbase do të përjetojë një rënie dyshifrore në tregun e patundshmërive, papunësi të lartë dhe vende të pakta të reja pune, një tkurrje kredish, çarje të reja buxhetore dhe një deficit të ri për shkak të nevojës së shtetit për të mbuluar shpenzimet në nivel lokal dhe federal. Kjo për shkak të mungesës së një rregullimi të konsoliduar financiar. Në të dyja anët e Atlantikut do të ketë tkurrje kredish, derisa shumë institucione financiare në SHBA dhe Evropë do të jenë të rrezikuara nga huadhënia e mëtejshme.
Në Kinë dhe në vendet e tjera në zhvillim, shtyrjet e politikave shtrënguese ekonomike mund të nxisin rritje inflacioni që do të pasohej me një tkurrje, me Kinë të rrezikuar nga huat e mëdha. Po ashtu ka frikë se të ardhurat kapitale në vendet në zhvillim do të keqmenaxhohen. Kjo do të sillte krizë kredish. Rritja e çmimeve të naftës, energjisë dhe luksit në vendet në zhvillim mund të çojë në një krizë tjetër në këto vende me nivel të lartë importi, njëkohësisht duke sjellë presione inflacioni në vendet në zhvillim.
Me fjalë të tjera, tensionet financiare do të mbesin ende në shkallë të lartë. Vendet me deficite të larta duhet të ruajnë vlerën e monedhave të tyre (duke u munduar të rrisin shkallën e eksportimit të mallrave të tyre, por duke mbajtur në nivel më të ulët kërkesën e brendshme). Ato do të bëjnë çmos të mos thellojnë deficitin e tyre. Do të jenë të detyruara të mos ndikojnë me politikat e tyre në rritjen e presionit financiar ndaj sektorit privat.
Për më tepër, dhjetëra rreziqe të mëdha gjeopolitike janë në shpërthim e sipër, përfshirë konfrontimin ushtarak ndërmjet Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut dhe ka rritje të mundësisë të sulmit ushtarak ndaj Iranit nga Izraeli – ose SHBA-ja – për shkak të programit bërthamor iranian. Ka po ashtu rritje të trazirave ekonomike dhe politike në Pakistan dhe rrezik nga sulme kibernetike – për shembull si hakmarrje ndaj rrjedhjeve kriminale kundër WikiLeaks.
Politikanët amerikanë duhet të kujdesen me menaxhimin e taksave të qytetarëve, të cilët duan një stabilitet ekonomik dhe ulje të nivelit të lartë të papunësisë. Gjendja nëse vazhdon në këtë formë, mund të ketë tkurrje të reja financiare dhe presion proteksionist në planin afatshkurtër.
Në fund, karshi kundërshtimit politik ndaj konsolidimit financiar, veçanërisht në SHBA, ka një rrezik se shtegu i rezistencës së vogël mund të shndërrojë deficitet politike në monedha. Një gjendje e tillë eventuale pritshëm do të sillte rritje inflacioni.
Por ka po ashtu rreziqe edhe ngritjet. Sektori amerikan i korporatave është i fuqishëm dhe shumë i dobishëm, duke sjellë përfitime të mëdha. Këto fusha do të mund të sillnin rritje të shpenzimeve kapitale dhe do të kontribuonin në rritjen e trendit të bruto prodhimit të brendshëm në vitin 2011. Ngjashëm edhe eurozona, e prirë nga Gjermania, do të mund të shkonte drejt një unioni më të madh ekonomik dhe politik (veçanërisht në një formë të unionit fiskal), kështu duke frenuar problemet e veta në periferi.
Në të njëjtën kohë rritja në Gjermani dhe “bërthamë” të eurozonës do të mund të zmadhohej duke pasur parasysh fuqinë e tregjeve në zhvillim, të cilat do të mund të tregonin një aftësi më të madhe ripërtëritjeje dhe me më shumë zgjerim të shpejtë botëror.
Zbutja e rreziqeve të rënies dhe befasitë e këndshme në vendet e zhvilluara dhe ekonominë në shpërthim do të mund të çonin në një rritje më të madhe të kërkesës për asete të rrezikshme, që do të përforconte rimëkëmbjen ekonomike nëpërmjet efekteve të shëndosha dhe normave më të ulëta të interesit. Rritja e prodhimit, punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave – brenda dhe jashtë vendeve nëpërmjet kanaleve tregtare – do të mund të zgjeronin shpejtësinë e rritjes botërore, veçanërisht nëse politikat monetare në shumicën e vendeve të zhvilluara do të nxisin kërkesën dhe rritjen.
Në të vërtetë, pas katër vjetësh (2007-2010) të recesionit dhe nënrimëkëmbjes, procesi i barasvlerësimit të letrave me vlerë është riparuar – por ende nuk është kompletuar – dhe mund të rezultojë me më pak kursime dhe më shumë shpenzime për të nxitur rritje në vendet e zhvilluara. Dëmi nga kriza ekonomike ende po ndihet, rritja më e fuqishme mund t’i shërojë edhe më shpejt plagët, veçanërisht plagët e shkaktuara nga borxhi.
Deri më tani rreziqet e rënies dhe ngritjes për ekonominë botërore janë të baraspeshuara. Por nëse politikat qeveritare në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në shpërthim ruajnë rreziqet e rënies që do të jenë më të frenuara në pjesën e parë të këtij viti, një rimëkëmbje më e shpejtë ekonomike do të mund të merrte turr në gjysmën e dytë të vitit 2011 dhe në vitin 2012.
Home »
» Rreziku botëror dhe shpagimi, më 2011





