Siç dihet, Gjeopolitika studion ndikimin e gjeografisë në sistemin Politik. Kjo shkencë përfshin analizën e gjeografisë, historisë dhe shkencave shoqërore, duke iu referuar Politikës hapësinore. Themeluesi i Gjeopolitikës cilësohet Herodoti i Halicarnassus (vitet 484-425 përpara Krishtit). Objekti i saj është gjeografia e konflikteve globale. Konfliktet e hershme midis Indisë dhe Pakistanit për kontrollin e pasurive të rajonit të Kashmirit nuk janë veçse një shembull ndër shumë të tjerë... Gjeopolitika trajton gjithçka që ka lidhje me rivalitetet që rrjedhin nga pushteti apo influenca në territoret dhe popujve banues në to, duke nënkuptuar studimin e marrëdhënieve të forcës midis aktorëve të ndryshëm në një hapësirë deri-diku të përcaktuar. Rrjedhimisht, Gjeopolitika bazohet në analizën e objektivave të vendosura nga aktorët globalë dhe mjetet e shfrytëzuara për t’i realizuar ato. Aktorët mund të jenë të formave të ndryshme: shtete, Lëvizje Politike apo grupe të armatosura, përgjithësisht klandestine. Hapësirat gjithashtu mund të jenë të ndryshme për nga përmasat (qytet, komunë, rajon, shtet, hapësira ndërshtetërore, planet etj.). E pra, në një botë të pushtuar nga rivalitete të skajshme, specialistëve iu lind detyra e reflektimit mbi çështjet më aktuale të Gjeopolitikës... Shkenca e Gjeopolitikës është arti i aplikimit të Pushtetit Politik mbi një territor të caktuar. Tradicionalisht, ky term është përdorur për herë të parë për të pasqyruar ndikimin e gjeografisë në Politikë, por kohët e fundit është zgjeruar ndjeshëm spektri i përdorimit të tij. Në qarqet akademike, studimi i gjeopolitikës përfshin analizën e gjeografisë, historisë dhe shkencave shoqërore, duke iu referuar Politikës së Hapësirës dhe modeleve të niveleve të ndryshme (duke i renditur nga niveli shtetëror deri tek ai ndërkombëtar). Bashkimi Sovjetik pushon së ekzistuari në vitin 1991 dhe fundi i Luftës së Ftohtë largoi spektrin e një konflikti bërthamor të dimensioneve botërore. Pas këtyre ngjarjeve, SHBA mbeten e vetmja superfuqi e planetit, pa rivalë të aftë për të kundërshtuar hegjemoninë e tyre... Më pak se asnjëherë, Lëvizjet e dekolonizimit, fundi i perandorisë sovjetike dhe Federatës Jugosllave kanë shumëfishuar në disa vite shtetet (numri i shteteve të reja arrin në më shumë se 190 aktualisht). Kufij, ndonjëherë artificialë, shfaqen në hartën botërore: shpesh qëllimet e realizuara janë bazuar në realitetet etnike, kulturore ose fetare të një sërë rajoneve. Në një interval kohor të shkurtër, minoriteteve iu është dashur të pranojnë një bashkëjetesë të vështirë me etnitetet e tjera në të njëjtin territor. Tensionet akumulohen dhe provokojnë aktualisht në të gjithë planetin konflikte ushtarake tejet të lokalizuara, por gjithsesi të dëmshme. Asnjë kontinent nuk është realisht i çliruar nga rreziku i konflikteve. Nëse Afrika dhe Azia mund të prodhojnë kriza që vendosin në rrezik ekuilibrat rajonalë, Europa nga ana tjetër nuk ka qenë e aftë të zgjidhë konfliktet ballkanike, si rezultat i “inateve të vjetra” të këtyre vendeve, të shfaqura në hartën botërore mbi rrënojat e ish-Jugosllavisë. Në hapësirën ish-sovjetike konstatimi është i njëjti: republikat e vogla të Azisë Qendrore janë në kërkim të stabilitetit. Ndërhyrja e Rusisë në Gjeorgji apo Çeçeni p.sh. provon se Lufta është gjithmonë prezente në “Portat” e Perëndimit... Pas epokës së Luftës së Ftohtë, konstatohet, se shtete të ndryshme përplasen, me synim disponimin e një territori të synuar, shfrytëzimin e burimeve natyrore (naftë, gaz, ujë) ose ratifikimin e një kufiri të kontestuar... Shembujt janë të shumtë... Gjeopolitika e periudhës pas Luftës së Ftohtë ofron gjithashtu mundësinë e tejkalimit të një nocioni themelor të Gjeografisë moderne: Kufirin... Në Perëndim, etapat e ndërtimit europian kanë tendencë fshirjen, eliminimin e kufijve: marrëveshjet e kaluara midis partnerëve europianë autorizojnë qarkullimin e lirë të popujve dhe pasurive nga një shtet te një tjetër. Organizimi i burimeve të reja të komunikimit, përmes të cilave transportohen kapitalet, informacionet dhe mallrat krijojnë dinamikë të rajoneve kufitare deri në çlirimin e kufijve. Studimi i Gjeopolitikës moderne, apo të asaj të periudhës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, tejkalon konceptin e Shteteve-Kombe dhe Shteteve multietnike, ku dhe konsistojnë shkaqet e thella të konflikteve në botë... Duke nisur që nga zanafilla e saj në shek. XIX, Gjeopolitika bashkëkohore ka evoluar ndjeshëm, aq sa mund të studiohet në një këndvështrim epistemologjik. Ky term u shpik nga Rudolf Kjellen, një shkencëtar politik suedez në fillim të shek. XX. Kjellen u frymëzua nga gjeografi gjerman, Friedrich Ratzel, i cili cilësohet si babai i Gjeopolitikës gjermane. Halford Mackinder gjithashtu ishte një ndër studiuesit e sferës së Gjeopolitikës, por pa e përdorur asnjëherë mirëfilltazi termin “Gjeopolitikë”. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nocioni i Gjeopolitikës, duke interpretuar jo kënaqshëm ndarjen e pushteteve institucionale gjithnjë e më të ndërlikuara, nisi të transformohet në katër disiplina të Shkencave humanitare: • Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të mbështetura në Teorinë e së Drejtës Ndërkombëtare • Sociologjia Politike, sociologjia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në këtë pikë, evoluimi mbetet i limituar, duke pasur parasysh se nocioni “ndërkombëtar” reflekton ndarjen e botës në popuj sovranë, që nënkupton më shumë praktikën ndërqeveritare se institucionalizimin botëror. • Gjeografia Politike që ka si objekt studimi: • Gjeostrategjia, e cila studion interesat e Shteteve dhe aktorëve politikë në hapësirën kryesisht ndërkombëtare. Ajo është një nëndegë e Gjeopolitikës, e drejtuar nga faktorët gjeografikë, të cilët ndikojnë objektivat politike dhe ushtarake. Bëhet fjalë për një hapësirë të së Drejtës Ndërkombëtare, aleancave, konflikteve, qëndrimeve, sepse koncepti i Strategjisë konsiston pikërisht në projektimin e interesave të një Shteti në Arenën Ndërkombëtare. Gjeostrategjia i paraprin pikërisht pasojave të një Konflikti të lokalizuar. • Gjeoekonomia është një tjetër komponent i Gjeopolitikës. Ajo studion kushtet ekonomike, që influencohen nga faktorët gjeografike.Irida Xheneti
Vështrim i përgjithshëm
Gjeopolitika pas përfundimit të Luftës së Ftohtë
Zanafilla e Gjeopolitikës bashkëkohore
Fundi i Gjeopolitikës?!..
Organizimin e Pushtetit dhe territoreve në hapësirën tokësore
Ndarjen sociale të hapësirës në marrëdhëniet e Pushtetit
Sistemin e hartave elektorale
Analiza e Gjeopolitikës aktuale...
Kthimi i Gjeopolitikës
Gjeopolitika, pasi pushoi së ekzistuari si koncept shkencor, gjeti veten në zgjidhjen e konflikteve të viteve ‘70. Gjeopolitika e re konceptohet në këndvështrimin e studimit të ndërveprimit midis Politikës dhe territorit, rivaliteteve apo tensioneve që gjejnë origjinën e tyre pikërisht në zhvillimet territoriale.
Rrjedhimisht, Gjeopolitika me qëllim që të mos përfshihet sërish në gjurmët e së Kaluarës duhet të shfrytëzojë gamën e njohurive mbi gjeografinë (gjeografinë fizike, humane dhe të gjithë elementët përbërës së saj – socialë, ekonomikë, kulturorë etj.), duke mos përjashtuar edhe shfrytëzimin e historisë dhe shkencave politike...
Nga ana tjetër, Globalizimi, pa dyshim mund të forcojë legjitimitetin e koncepteve të reja të Gjeopolitikës...
Realitetet gjeopolitike aktuale e kanë origjinën te Lufta e Ftohtë, periudhë e fokusuar në sigurinë përmes balancave efikase hapësinore. Hapësirat jo të fuqishme, kaotike dhe ku nuk ndihet qeverisja janë shpesh të pasigurta, të rrezikshme, që kërkojnë ndërhyrje dhe një disiplinë të fuqishme.
Duke nisur nga vitet 1980 u konstatuan rreziqe të margjinalizimit gjeopolitik të Europës, të cilat mund të përforcoheshin sot, nëse reagimet ndaj këtyre rreziqeve nuk do të ishin të adaptuara si më poshtë:
• Lidhjet në Oqeanin Paqësor, duke u orientuar drejt Oqeanit Atlantik
• Ndikimi i aspektit politik të rajonit Arktik nën efektin e ndryshimit klimatik dhe evoluimeve strukturore të transportit detar dhe ajror.
• Aksesi në zonat petrolifere të Lindjes së Mesme, ndërtimi i tubacioneve të gazit dhe naftës, transportit të naftës, etj.
• Kthimi i shfrytëzimit të karbonit natyral: Australia, Kina, Kanadaja etj.
Në sferën e ndërveprimeve midis zonave të mëdha botërore (energjia dhe lëndët e para, fluksi i burimeve), Gjeopolitika interesohet për Politikën Ndërkombëtare dhe aspektet e saj diplomatike.
Termi “Gjeopolitikë” përmban këndvështrimin strategjik dhe atë ushtarak, ndërsa termi “Gjeografia Politike” ka të bëjë kryesisht me organizimin e Shteteve, rajoneve, etniteteve administrative, kufijve dhe popullsisë përkatëse.
Konstatohet, se aktualisht shpërbërja e sistemit bipolar të Luftës së Ftohtë ka rritur kompleksitetin e marrëdhënieve midis popujve të Planetit. Gjatë 10 viteve të fundit, qendrat universitare kanë shumëfishuar korpuset e tyre gjeopolitike, me qëllim që t’i përgjigjen një kërkese në rritje të analizës së ashtuquajtur gjeopolitike.
Gjeopolitika aktuale interpretohet si shkenca e një shteti si organizëm gjeografik ose si etnitet në hapësirë, duke synuar ruajtjen me fanatizëm të unitetit shtetëror dhe kontribuimin në perceptimin e saktë të natyrës së Shtetit.
Gjeopolitika Ballkanike dhe Shqipëria…
Rajoni i Ballkanit ka qenë e mbetet një pikë strategjike në të gjitha aspektet, e ndoshta nuk do të ishte e tepërt të cilësohej edhe si “thembra e Akilit” e arenës gjeopolitike ndërkombëtare… Rrjedhimisht, edhe në botën shumëplanëshe të Gjeopolitikës dhe sigurisë globale, është pikërisht Ballkani i vogël e problematik ai që realisht “vendos” rregullat e lojës, duke përcaktuar prioritet strategjike të Fuqive të Mëdha.…
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, balancat gjeopolitike ndryshuan… Pesha e statusi i Ballkanit në këtë Gjeopolitikë gjithashtu iu përshtat realiteteve të reja… Por, nëse do të analizohen synimet gjeopolitike në Ballkanin tonë, ndoshta do të dilnim në konkluzionin se në thelb ato janë të njëjtat, vetëm format janë të ndryshme dhe lojtarët kanë shkëmbyer rolet…
Shqipëria, duke u ndërgjegjësuar mbi pozicionin e favorshëm e kyç gjeopolitik që disponon, ndoshta duhet të nisë tashmë ta shfrytëzojë më me efikasitet këtë pozicion, duke u fokusuar në interesa kombëtare afatgjata e largpamëse dhe jo në prioritete pa të ardhme…
Konkluzion: Pavarësisht nga format, Gjeopolitika ka ekzistuar, ekziston e do të vijojë të ekzistojë, sepse në epokën e Globalizimit, në të cilën ne jetojmë, e përditshmja ndërtohet në ndërveprim me planetin....





