Sevilla bëri presion nga fillimi i takimit, duke diktuar tempon e lojës me anë të posedimit më të lartë, por ishin madrilenët ata që i patën rastet në këtë takim.
Pas një pasimi fenomenal nga Mesut Ozil, sulmuesi më i kritikuar në planet, Karim Benzema dëpërtoi brenda zonës së Sevillas, kaloi dy lojtarë vendas në mënyrë mjeshtërore dhe në fund shënoi për 1-0, dhe heshti tifozët në Ramon Sanchez Pizjuan.
Momenti më kontestues në këtë takim u shënua në minutën e fundit të pjesës së parë, kur pas një pasimi përballë portierit Casillas u gjend Luis Fabiano, i cili pasi tejkaloi Casillasin goditi në portë lehtë, goditje të cilën arriti ta ndalë Albiol, i cili e dëboi nga vija. Sipas gjyqtarit ky nuk ishte gol, por në fakt këtu goli ekzistoi pasi gjysma e topit kaloi vijën fatale.
Kështu Real Madridi për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Bernabeu ka një avantazh të jashtëzakonshëm, pasi që pos epërsisë numerike nga goli ka dhe epërsinë e golit në terrenin mysafir.





