Nga Francis Chenot
“Flaka e vjedhur” është libri i dytë i Podrimjes që botohet në gjuhën frënge, e botoi Shtëpia e Poezisë dhe e financoi Ministria e Kulturës së Belgjikës.
Podrimja ishte mysafir i “Shtëpisë së Poezisë së Amay” në mars të vitit 2009. Podrimja konsiderohet jo vetëm njëri ndër poetët më të mëdhenj nga Kosova (albanofonët të atjeshëm që në gjininë femërore atdheu i tyre quhet Kosova, është figurë madhore e poezisë shqiptare të sotme). Dhe nuk është e rastësishme as kur në shtatorin 2009 Ali Podrimja ishte kryetar i jurisë të Festivalit Ndërkombëtar të poezisë në Durrës.
Vepra e Podrimjes është e gjerë (e bollshme), e ndryshme, e ushqyer prej disa temave të mëdha të ngulitura në thesarin e moçëm shqiptar: legjendat e vjetrat që ende jetojnë në këtë territor të quajtur dikur Arbëria ( Iliria), e që kjo vetë e mbështjellë me lashtësinë mitologjike të huazuara nga antikiteti, rezistenca e të gjitha përplasjeve, vdekja e birit të tij, Lumi në moshën 9-vjeçare... dhe kjo vepër që mund t’i marrë të gjitha format ka tërhequr vëmendjen jo vetëm tek shqiptarët, por edhe jashtë botës shqiptare. Në SHBA Robert Elsie ia ka kushtuar një antologji me titull “Who will slay the wolf”, botuar në Nju Jork në vitin 2000. Në fund të po atij viti u publikua edhe në Francë nga Aleksandër Zoto, i cili është profesor në Jean Monnet de Saint-Etienne, në versionin dygjuhësh, me tekstin e përzgjedhur të titulluar “Défaut de verbe”, në koleksionin D’une voix a l’autre, botuesi Cheyne à Chambon-sur Lignon. Na është dukur e rëndësishme t’ua bëjmë të njohur një poet ballkanas, i cili i tejkalon kufijtë. Në fakt, Kosova është e pavarur – më falni Kosova është e pavarur që nga 17 shkurti 2008 dhe, si shteti i ri është njohur nga shumë shtete; duhet t’u përballojë edhe shumë problemeve, në njëfarë mënyre problemeve të zhvillimit. Do të ekzistojë vërtet në funksionim të afirmimit të një identiteti të fortë që shpërthen pashmangshëm drejt bukurisë. Në këtë drejtim Podrimja dhe vepra e tij mund të kontribuojë, sepse siç thotë në një poemë të titulluar “Lufta ime”, “Ligji nuk ekziston për mua/ Ja pse e shkruaj timin”. Ligji për të cilin shkruan Podrimja është i bazuar në lirinë, respekt tjetrit. Ja përse është dashur t’ua bëjë të njohur (ta dëgjoni) ... Ngjarjet historike i bashkohen atyre, personale, të intimes, të një ekzistence të ndërprerë nga ajo që e përmbyt. Poezia e zbulon rrugëtimin, lenë gjurmë të dukshme, nxit të përjetosh atë që e shpie shumë larg brenda realiteteve atyre realiteteve sulmuese, Ali Podrimja është në thirrje të poezisë së kulluar, dhe të asaj të gjuhës së tij; po ashtu edhe miteve, legjendave, përrallave të shtresuara në këtë gjuhë, si shumë të tjerë, që më në fund t’i jep çastit të prezencës së poemës që përmban emocione të forta dhe shprehje. Në mes të imagjinatës dhe sentimenteve të përjetuara luan në këtë poezi horizonti i shkrimit, pasiguria, preciziteti dhe shpejtësia e tij: “Hija ime më mashtron/ nganjëherë me orë të tëra unë do ta kap/ nganjëherë aspak nuk e hetoj/ Ç’ po ndodh Zot i im, fillon nga thonjët dhe bie diku / përtej hapësirës së bardhë/ Sillem rreth vetvetës/ por nuk i besoj hijës sime/ ta marrë apo ta lë? Zgjedhjen e përkthimin e poezive e bënë: Francis Chenot dhe Vasil Capeqi. Përktheu: R. Sahitaj





